Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për gjykimin e ish-prokurorit Maksim Sota, oficerin e Policisë Gjyqësore Artur Krasniqi dhe ish zv/drejtorin e Policisë, Artur Balla.
Tre ish-zyrtarët u vunë nën hetim nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.
Gjykata e Posaçme lidhur me akuzat ndaj tyre u shpreh se çështja duhet ti kalojë prokurorisë së Durrësit. Në korrik të vitit 2021, SPAK lëshoi 28 urdhër-arreste.
Mes tyre, të akuzuar në kuadër të këtij operacioni ishin edhe ish-prokurori Maksim Sota, Ilirjan Balla dhe Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre, dhe në atë kohë ndaj tyre u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ishin vetë personat e akuzuar që kërkuan moskompetencë të gjykimit nga Gjykata e Posaçme, dhe transferim të çështjes në një gjykatë kompetente, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.
Discussion about this post