GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkëpunoi për vrasjen e Vajdin Lamajt, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Viktor Ymerin

12:51 - 11/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëpunoi për vrasjen e Vajdin Lamajt, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Viktor Ymerin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka lënë sërish në masën e sigurisë “arrets me burg” Viktor Ymerin, i akuzuar për pjesëmarrje në ekzekutimin e Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005.

Duket se pretendimet e tij për zëvendësim të masës së sigurisë nuk u morën parasysh nga gjykata, teksa u vendos që Ymeri të qëndrojë në qeli prej dhjetorit të vitit 2020, kur u arrestua me kërkesë të SPAK, pas dyshimeve se ishte përfshirë në ngjarjen e bujshme të vrasjes së biznesmenit Lamaj dhe Dritan Arsit. Për të njëjtën ngjarje, SPAK akuzon edhe Emiliano Shullazin.

Sipas SPAK, kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar. Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi, për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme. Ndërsa Indrit Taullai u arrestua pak ditë më parë në Kosovë dhe Luftar Reçi vuan një dënim me burg, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj nuk janë gjendur dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë  

Ndërkohë në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Luftare Reçi bën po ashtu përgjegjës grupin e Lulzim Berishës për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi, vetëm 1 ditë më vonë, në mbrëmjen e 27 Shkurtit, ndërsa organizator Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin. Ai mësohet të ketë thënë se kishte siguruar minën me telekomandë dhe kishte marrë pjesë në përgatitjen e saj deri në dorëzimin e Emiljano Shullazit. “Në Shkurt të 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar Lul Berisha. Ai ma tha: Më gjej dhe mua nga ato “nëntat” (kallëpe tritoli). Indriti më tha se ky tritol do të përdorej për një makinë, dhe ajo do të vendosej pranë një mjeti tjetër. Por ky plan ndryshoi. Më pas erdhi Indrit me një pako me C4. Unë pash se minën Indriti ia dha Shullazit”, ka treguar ai. Më tej, Luftar Reçi mësohet të ketë treguar se i kishte telefonuar të nesërmen Lulzim Berishës, pasi kishte marrë vesh ngjarjen nga mediat, se si e kuptoi që mina kishte qenë për të vrarë Vajdin Lamen dhe mënyrën se si është përfshirë në këtë ngjarje Viktor Ymeri. “Menjëherë kam telefonuar Lulin dhe i thashë si u bë kjo punë kështu. Luli më tha: “O lalë, jam larg. Këto janë punë Indriti (për Indrit Taullain). Kur të vijë do flasim. Në bisedë tavoline është thënë nga Indriti me mburrje se “P… e madhe e bëmë copë copë”. Në njërën prej bisedave gjatë takimeve tona u tha se Viktor Ymeri (nga burgu) kishte gjetur personin që do ta vendoste bombën mu pas qafe, në dialekt dibran që të qeshja unë. Indriti tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur. Në vitin 2013, në burgun e Peqinit, Viktor Ymeri më ka thënë se “edhe kur u vra Vajdini unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëtm të hapen b…”, tregoi ai. Ndërkohë, në dëshmi ka edhe shumë emra të tjerë të personave që janë përfshirë në sigurimin e telefonave dhe kartave të tyre apo të mjeteve të tjera për vrasjet.

Etiketa: Viktor YmeriVrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Para
50 mijë  doza vaksine të paautorizuara nga EMA hyjnë në  Shqipëri

50 mijë doza vaksine të paautorizuara nga EMA hyjnë në Shqipëri

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com