GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet se porositi hedhjen në erë të tragetit ku mbeti i vrarë biznesmeni Armandi Nelaj, Apeli e liron nga qelia

11:42 - 29/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se porositi hedhjen në erë të tragetit ku mbeti i vrarë biznesmeni Armandi Nelaj, Apeli e liron nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Erdion Muhon, i cili ishte arrestuar më herët për përfshirje në një ngjarje kriminale.

Sipas vendimit të fundit, masa e “arrestit me burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”. Muho akuzohet për bashkëpunim në tentativën për shkatërrimin me lëndë plasëse të anijes “Finikas”.

Gjatë kësaj tentative ndodhi një shpërthim tritoli, ku për pasojë humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj, i dyshuar si një nga bashkëpunëtorët në këtë ngjarje.

Ngjarja, e cila tronditi opinionin publik, dyshohet se ka ndodhur për motive konkurrence në sektorin e transportit detar, ku anija “Finikas” operonte prej kohësh..

35-vjeçari Muho, pronar  i një agjencie turistike në qytetin bregdetar, që operon edhe në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë – Korfuz, së bashku me viktimën, Armend Nelaj kishin planifikuar të vendosnin lëndën plasëse te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Por, lënda plasëse ka shpërthyer aksidentalisht gjatë tentativës për ta transportuar dhe vendosur në anije. Për pasojë humbi jetën 52-vjeçari Armand Nelaj.

Hetimi ka nisur pas ngjarjes së ndodhur në orën 22.00 të datës 24 Qershor te vitit te kaluar, në afërsi të Portit Detar Sarandë, ku shpërthimi i një sasie ekplozivi i mori jetën 52-vjeçarit Armand Nelaj, biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Nga hetimet dyshohet që Nelaj atë natë po afrohej në kalatën e Portit për të vendosur një sasi eksplozivi në një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, por në rrethana ende të paqarta eksplozivi shpërtheu aksidentalisht. Prokuroria dyshon se bashkëpunëtor i Nelajt ishte pikërisht Erdion Muho.

gijotina.com/

Etiketa: akuzaGjykata e ApelitKryesore1SarandëShperthim

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, që po pinte kafe me viktimën: Kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë

Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, që po pinte kafe me viktimën: Kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com