GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet se vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji i ‘frikshëm’ në foton…

16:00 - 05/12/23
në Aktualitet, Breaking Views, Histori Shqiptare, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji i ‘frikshëm’ në foton…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lupço Palevski, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, u shpall një natë më parë në kërkim ndërkombëtar.

Në fletarrestin ndërkombëtar krahas fotografisë së Palevskit gjenden edhe të dhënat themelore për ditëlindjen, vendbanimin si dhe informacionet për veprat penale.

Ndërkohë, siç përcjell Klan Macedonia, nëpër rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.

Në të shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, në fakt nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjeçarit të vrarë nga Velesi.

Po sipas asaj që raporton Klan Macedonia, pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi.

“Le të shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebook-un e tij”, shkruan nipi i viktimës nga Velesi.

Prokuroria Publike e Shkupit e akuzon Palevskin për veprat penale rrëmbim dhe vrasje dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi 30 ditor.

Vrasja e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.

Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.

Duke dashur të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e rëndë, qytetarët shprehen se dënimi me burgim të përjetshëm është pak dhe se personat që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënim kapital.

Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski, një person publik i cili është ende në arrati.

Të dyja rrëmbimet që përfunduan me vrasje ën RMV, dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

Etiketa: Maqedonia e VeriutVrasja

Lajme të lidhura

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar
Aktualitet

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26
Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin
Aktualitet

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni
Aktualitet

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Para
Politikanët më me ‘sharm’ të Evropës!

Politikanët më me 'sharm' të Evropës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar
Aktualitet

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26

Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti...

Lexo më shumë
Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com