GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AKZM rikthen në detyrë drejtorin e shkarkuar pas intervistës

19:42 - 16/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
AKZM rikthen në detyrë drejtorin e shkarkuar pas intervistës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhërin për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi. Urdhëri i ri iu përcoll këtë të enjte zyrtarisht zotit Koçi nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë, Daniel Pirushi.

Zoti Koçi i tha Zërit të Amerikës se do të rikthehej në detyrë duke tërhequr një padi që kishte depozituar në gjykatën civile të Lushnjës, menjëherë pas urdhërit të parë të pushimit nga puna.

Zoti Koçi u njoftua më 22 shkurt për fillimin e një “ecurie disiplinore” nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, u thirr para një komisioni disiplinor dy ditë më vonë dhe në mënyrë shumë të shpejtë më 3 mars iu njoftua përmes një shkrese të dytë ndërprerja e marëdhënieve të punës.

Në shkresën e parë të 22 shkurtit thuhej se “procedura disiplinore lidhet me prononcimin e dhënë për shtyp në mënyrë të përsëritur pa marrë miratimin nga Drejtori Përgjithshëm”.

“Referuar edhe rastit të fundit të sinjalizuar ku ju keni dhënë një intervistë në median Zëri i Amerikës publikuar më datë 12 shkurt, për të cilën ju nuk keni njoftuar dhe nuk keni marrë një miratim nga eprori duke shkelur rregulloren e brendshme të institucionit” , thuhej në shkresën drejtuar zotit Koci.

Pas urdhërit të pushimit nga drejtoresha e Agjencisë zoti Koçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se u gjet një shkak qesharak për ndërprerjen e marëdhënies së punës.

Pas reagimit të zotit Koçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Agjencisë, Daniel Pirushi tha se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë – Karavasta Ardian Koçi ishte në proces rishikimi pas kërkesës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Disa nga organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri, qindra mbështetës, profesorë të njohur dhe studiues të shkencave të natyrës kërkuan rikthimin në detyrë të zotit Koci duke e përshkruar atë si një model të përkushtimit dhe mbrojtjes së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta gjatë dhjetë viteve që ishte në detyrë.

Nga ana tjetër shumë prej tyre shprehën nevojën e respektimit të së drejtës së shprehjes nga zyrtarët publikë sidomos atyre që menaxhojnë parqet natyrore pasi puna e tyre lidhet drejtëpërdrejt me mbrojtjen e kësaj pasurie dhe interesat e komuniteteve vendore.

/ VOA /

Etiketa: AKZM

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Gjukanoviç ‘i lodhur’: Do të ishte më mirë një kandidat i ri

Ç’po ndodh në Mal të Zi? Gjukanoviç shpërndan parlamentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com