GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albana e lë Maternitetin në duart e Engjëll Hoxhës, merr tenderin 40 MLN lekë pa pasur licencë

12:19 - 02/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Albana e lë Maternitetin në duart e Engjëll Hoxhës, merr tenderin 40 MLN lekë pa pasur licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha nuk iu ndahen fondeve të Shëndetësisë, duke qenë se aty kanë krijuar tashmë tunelin e përvetësimit me ndihmën e zyrtarëve të tenderëve. Pavarësisht se cili ministër ikën apo vjen në krye të këtij sektori, oligarkët mbeten të njëjtë.

Këtë herë ata kanë përfituar tenderin “Mirëmbajtja Full Risk Pajisje mjekësore ne reanimacionin neonatal, pranimi me prodhues Viasys ose ekuivalent, Medison ose ekuivalent ”. Ky tender është nisur nga ish-ministrja Ogerta Manastirliu dhe është vulosur nga ministrja aktuale Albana Koçiu.

Kontrata kap vlerën 45 milionë lekë të cilat xhirohen pas një procesi tenderimi të mbushur me shkelje të rregullave bazë të përcaktuara nga ligji mbi Prokurimet Publike.

EUROMED shpk me pronarë Hervin Forën dhe Engjëll Hoxhën, është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertë për këtë projekt. Për mungesë  konkurrence, tenderi duhej të ishte anuluar. Por, ndoshta Manastirliu e ka lënë porosi që Koçiu dihet t’i marrë këto lekë.

Kështu, “shëndetësia falas” edhe sot po shënjohet me “Flamur të Kuq” nga monitoruesi Open Data Albania, si një alarm për babëzinë e zyrtarëve tanë.

Kontrata është firmosur nga drejtori i maternitetit “Koço Gliozheni”, Genci Hyska, i cili është një nga përgjegjësit përmes të cilëve ish-ministrja Manastirliu kalonte fonde tek biznesmenë të dyshimtë. Kujtojmë tenderin 115 milionë lekë i dhënë pa garë në janar 2022 kompanisë serbe “Messer Albagas”.

Pa licencë

Për më tepër pacientët mbeten në dorë të një kompanie e cila, sipas regjitrimit në QKB, nuk ka licencë për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.

E vetmja licencë që zotëron kompania fituese është për “Shërbime ndërhyrëse higjeno-shëndetesore”. Kjo do të thotë se “Euromed” mund të bëjë dezinfektim, dezinsektim, por mirëmbajta full risk e pajisjeve mjekësorë kërkon më shumë akoma.

Sepse Mirëmbajtja Full Risk Pajisjeve kërkon edhe riparimin  e tyre, instalimin, vënien në përdorim, mbrojtjen nga çdo efekt i jashtëm dhe i brendshëm.

Duke marrë shembull nga kërkesat e tenderëve të tjerë, së paku  Euromed duhej të zotëronte licencën TOMT (licencë për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore), ku në rastin konkret lejohen me prodhim tjetër ( që është përcaktuar në dokumentet e tenderit), por kjo nuk do të thotë që firma të mos jetë i pajisur për licencë mirëmbajtje.

 

Sepse edhe në rregulloren e Politikave Kombëtare për Menaxhimin e Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri theksohet se “Pajisjet mjekësore që janë të rrezikshme gjatë përdorimit ose shumë të komplikuara mund të kërkojnë licencë të veçantë për përdorim dhe mirëmbajtje”.

Gjithsesi, këto janë çështje ligjore që instancat përgjegjëse i shqyrtojnë më mirë, sepse vetëm fakti që një tender kaq i rëndësishëm është dhënë pa garë përbën rrezik të madh për pacientet.

 

Lexo edhe: Albana Koçiu dhe Silvana Bala qerasin Kadarenë me 991 MLN lekë pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimalabana kociumarterniteti koco gliozhenipa licencetender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
VIDEO/ Rama vizitë në Kroaci, pritet nga homologu Andrej Plenkoviç

VIDEO/ Rama vizitë në Kroaci, pritet nga homologu Andrej Plenkoviç

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com