GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albert Halilaj mbyll shkollën në mes të vitit për t’i dhënë tenderin 1 MLN euro Lush Osmanit

13:48 - 12/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Albert Halilaj mbyll shkollën në mes të vitit për t’i dhënë tenderin 1 MLN euro Lush Osmanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Kukës bën investime në riparimin e shkollave në mes të dimrit duke ndërprerë mësimin, vetëm që të harxhojë fondet nëpër tendera para zgjedhjeve. Kryebashkiaku Albert Halilaj ka nisur të merret me vonesë me fondet e institucioneve arsimore. Pak javë më parë në denoncuam se si Halilaj firmosi në kundërshtim me ligjin riparimin e një shkolle në këto ditë të ftohta, nxënësit e të cilës nuk dihet se ku kanë përfunduar

E njëjta gjë po ndodh edhe me shkollën “Avni Rustemi”. Shkolla është 4 katëshe dhe e mbuluar me soletë. Gjatë viteve nuk i është bërë asnjë ndërhyrje dhe si pasojë është amortizuar. Shkolla është ndërtuar në vitin 1972, në kohën e ndërtimit të qytetit të ri të Kukësit dhe prej asaj kohe mirëmbajtja ka qenë minimale.

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” ka rreth 803 nxënës dhe si rrjedhojë propozohet të ketë ndërhyrje të menjëhershme, pasi nuk është vënë kurrë dorë në të.

Duke përfituar nga kjo situatë tani në kohë ngricash do të vihet në zbatim tenderi me objekt “Rehabilitim i Shkolles Avni Rustemi” me fond limit 1 milion euro.

Por para se Haliaj të mburret me projektin ne duam të ngremë disa pyetje;

Pse në gjithë këto vite kjo shkollë me një numër të konsiderueshëm nxënësit është lënë në këtë gjendje?

Si ka lejuar bashkia dhe përgjegjës të tjerë që nxënësit të mësojnë në këto kushte që përveç shëndetit iu kanë vënë në rrezik edhe jetën?

“Flamuri i kuq”

Ndërkohë, Halilaj me këtë tender ka fituar “Flamurin e Kuq” për shkelje të ligjit. Kjo është shenja që vendos Open Data Albania për riskun e korrupsionit.

Fillimisht kanë aplikuar 10 kompani të marrin pjesë në garën për këtë prokurim, por nuk iu është dhënë mundësia as ofertave më të lira. 9 oferta janë skualifikuar menjëherë që në fazën e parë, ku vetëm për 6 prej tyre raportohet se janë mënjanuar për shkak se nuk kanë dorëzuar dokumentin që vërteton se kanë kryer punë të ngjashme më parë.

Ky është një kriter në tender, por kur të gjithave firmave iu mungon ky dokument, ligji sugjeron që AK t’i vërë në dijeni që të vazhdojë më pas me procedurat e tjera të garës.

Komisioni i Halilajt nuk e ka zbatuar këtë rregull, ka eliminuar të gjitha ofertat dhe ia ka lënë kontratën bashkimit të operatorëve :OUEN”sh.p.k – “Shpresa-Al” sh.p.k, kjo e fundit në pronësi të Lush Osmanit, emër i njohur për tenderët e shumta pa garë që ka marrë ndër vite nga Rilindja.

Miqtë marrin dhurata

Si mik i qeverisë Osmani i ka shpëtuar drejtësisë dhe tashmë vazhdon abuzimet pa frikë. Biznesmeni përfiton fonde të mëdha përmes Shpresa.al, por edhe kompanive të tjera që ai zotëron.

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani. I dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij.

Por më pas, e ndërroi masën në “Detyrim paraqitje” kundrejt garancisë pasurore dhe Gjykata e Durrësit e liroi. Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i qeverisë për tenderët.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: halilajKukësShkollatender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Ditë të vështira për Mbappe! Ndaj Lille regjistroi një “rekord të zi” si asnjëherë tjetër

“Prova të pamjaftueshme”, Suedia mbyll hetimin për Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com