GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

16:57 - 30/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bejtja

Ajo që po ndodh në Veriun e Kosovës, është tipike nga ato ngjarje që po të ulesh ditët e fundit përpara televizorit, të shikosh ato pamje, apo të dëgjosh reagimet e ndërkombëtarëve, pa pasur parasysh kronologjinë, mund të krijosh lehtësisht një perceptim të gabuar: mund të gdhihesh sa hap e mbyll sytë nacionalist, mund të nxitosh ta quash Albin Kurtin nacionalist, të marrë, mund të shkosh dhe më larg, mund të arrish dhe deri aty sa të vijë gjynah për komunitetin serb atje, apo Vuçiç të të duket si Gandi apo Rugova.

Në këtë rast emocionet pa kronologji, thënë popullorçe; bëjnë pallë, janë komplet të deformueshme dhe njëkohësisht dhe të paqëndrueshme. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj teze mjafton të shikosh dhe ndryshimin e vështrimit dhe emocioneve që pësoi një pjesë e mirë e teleshikuesve që nuk e kanë të qartë kronologjinë: kur panë fillimisht pamjet e policisë kosovare që shoqëronte ushtarakisht për në zyrë kryetarë komunash të zgjedhur me më pak se 4 përqind të popullsisë dhe kur panë së fundmi 25 ushtarët e plagosur të KFOR nga ai segment i dhunshëm i komunitetit serb. Për episodin e parë u fajësua sa hap e mbyll sytë Prishtina, ndërsa me episodin e dytë pesha e fajit bashkë më një pjesë të madhe të deklaratave të ndërkombëtarëve, ndryshe nga episodi i parë, i kaloi Beogradit.

Duke mos parë thjesht televizor, por duke u bazuar kryesisht në kronologji, e vërteta është shumë më e thjeshtë. Për t’i rënë shkurt gjithçka nisi me reciprocitetin e targave, gjë e cila u shty disa herë derisa u bë realitet dhe me bekimin e aleatëve. Bojkoti masiv i serbëve ndodhi atë botë, mund të ndodhte më parë, mund të ndodhë sërish dhe sikur gjithçka të bjerë në paqe, përderisa telekomandën e televizorit të tyre, një segment kriminal i serbëve atje, nuk e mbajnë në shtëpi, por e kanë lënë në Beograd.

U bënë disa përpjekje për t’i rimbushur institucionet e boshatisura, u shty koha zgjedhjeve, u bënë përpjekje për t’i përfshirë të gjithë komunitetet, derisa më në fund u shpall dita zgjedhjeve me bekimin e aleatëve, që edhe i bënë thirrje komunitetit serb për pjesëmarrje dhe u shprehën paraprakisht se do njohin procesin zgjedhor, edhe pse e kishin të qartë që serbët do e bojkotonin edhe pse e dinin që nuk do merrte pjesë më shumë se 5 përqind e popullsisë atje edhe e njohën rezultatin zgjedhor, disa dhe e përshëndetën, e më pas disa nga këta e kritikuan Kurtin pse i çoi kryekomunarët në zyrë.

Thirrje për mosmbajtjen e zgjedhjeve nuk dëgjuam askund, as nga brenda as nga jashtë. Unë do ta kisha quajtur Kurtin të marrë, nëqoftëse do i kisha dëgjuar këta ndërkombëtarë t’i bënin thirrje mos mbante zgjedhje në këto kushte dhe Kurti me kokëfortësi të vazhdonte. Siç kemi qenë dëshmitarë të gjithë ndodhi komplet e kundërta. Për më tepër, do ishte efikase që teksa Kurti me Vuçiç uleshin në tavolina për të ashtuquajturin plan Franko-Gjerman, ata që kishin marrë përsipër negocimin të kujtoheshin e të thonin; hej burra ndalemi pak, kemi një problem adekuat në Veri, me institucionet e bojkotuara nga serbët, si e do zgjidhim, do tentojmë ta zgjidhim përpara aplikimit të marrëveshjes a pas, do biem dakord për diçka provizore a si….

Nuk u kujtua as Beogradi Vuçiç që gjithmonë i kishte ulur e ngritur serbët e Veriut me telekomandë në vite, për të vazhduar për t’i patur si një minë që t’i shpërthejë kur të dojë, para bisedimeve, në mes apo dhe pas. Në këto kushte ( pas kësaj kronologjie) unë nuk e di se çfarë do të bënte një lider tjetër në vend të Albin Kurtit. Nuk e di kush mund të ishte ai lider që më proces zgjedhor të paranjohur, të pasnjohur t’i bëjë thirrje kryekomunarëve mos hyni në zyrë, prisni dhe pak në shtëpi. Qeveria dhe Presidenca e Kosovës, kanë dëshirë gati në mënyrë fëminore ta përsërisin vazhdimisht që Albin Kurti respektoi Kushtetutën e Kosovës, duke i mbyllur sytë përpara 4 përqindshit në zgjedhje.

Një pjesë e opinionit publik do vazhdojë ta quajë Skëndërbe që arriti të ngrejë flamurin e Kosovës zyrtarisht në derën e komunës me shumicë serbe, do ketë dhe nga ata që do vazhdojnë ta quajnë të marrë, edhe nga ata që do e quajnë tradhtar…Por Albin Kurti duke folur shtetërisht për zbatimin e Kushtetutës të Kosovës, politikisht thjesht ka bërë diçka tjetër: I ka hequr qesen Pasqyrës ku Perëndimi ka mundësi ta shohë më qartë Beogradin që e zë gjumi dhe natën me telekomandën e serbëve të inkriminuar në Veri, të cilët siç e pamë çuditërisht dinë dhe kë kombësi sulmojnë nga forcat e KFOR dhe kë jo.

Dhe bëri këtë përpara uljes të radhës ndoshta më deçizive me serbët dhe Perëndimin duke i bërë bisedimet e ardhshme më imperative, më të matura dhe me një lupë më të hollë të Aleatëve.

Mos u gënjeni, Albin Kurti nuk është thjesht një shtetar që zbaton Kushtetutën, është shumë më shumë se kaq.

Etiketa: Andi BejtjaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Lulzim Basha shkatërroi dhe ndau PD

Basha: Sulmet janë alibia, njerëzit presin përgjigje për 4 çështje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com