GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Albini do ‘bjerë’ nëse bëhet si ata që e kritikojnë

08:41 - 18/09/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Se për popujt e vegjël – pra edhe për ne shqiptarë – në masë të madhe vendosin qendrat ku vizatohen e korrigjohen hartat e shteteve të botës, këtë e dinë çdo budalla, e lë më të mençurit. Siç e dinë çdokush se mund të gjesh ‘miq’ të fortë e të pasur që do të ndihmojnë të mbrohesh nga armiqtë e madje edhe të ushqehesh, por se dinjitetin dhe nderin e vendit dhe popullit tënd duhet t’i mbrosh vet.

Dhe pa dyshim se Kryeministri i sotëm i Kosovës e dinë se nuk ka asgjë më të shtrenjtë se nderi kolektiv dhe idealet e një populli, siç nuk vuan nga mendësia politike serbe se ‘të gjithë janë kundër nesh’, por ai e ka kuptuar se vendi i tij sot përballet me betejën e brendshme që do vendosë; nëse do mbetet në duart e hajdutëve bashkëpunues me ‘miqtë’ tanë perëndimor, apo do u kthehet pronarëve të saj të vërtetë; popullit dhe ‘idealistëve’ që e dinë se lirinë nuk e humb atëherë kur të robërojnë, por kur nderin dhe idealet t’i mbrojnë hajdutët.

Andaj edhe mund të thuhet se Kryeministri Kurti do ‘bie’ vetëm nëse bëhet si ata që e kritikojnë, vetëm nëse bëhet si ata që e duan, për shembull, realizimin e ‘Zajednicës’ thuajse më shumë se Vuçiqi.

Pra Kurti do ‘vdes’ politikisht ditën kur do bëhet si ata të cilët duan që kjo qeveri ta themelojë ‘Zajednicën’, duke e ditur se vetëm ashtu do mund të ‘harrohet’ se Kosovës atë ia sollën hajdutokratët e saj, burrështetasit e saj që ishin të zënë me zhvatjen e vendit dhe popullit dhe andaj nuk kishin kohë që t’i lexonin deri në fund marrëveshjet që i nënshkruanin.

Andaj pra Kurti më mirë e ka të tërhiqet nga politika, por duke e ruajtur nderin e vet dhe të popullit që përfaqëson, se sa ta hesht të vërtetën se me ‘Zajednicën’ bie Kosova, se me ‘Republika serpskën’ brenda saj, Kosovën – ashtu si sot Bosnjën – do e drejtojë Beogradi.

Dhe këtë jo se nuk e dinë opozitarët e Kosovës që duan ta bëjnë Albini si vetvetja, por ata nuk kanë rrugë tjetër përpos që dështimit të Kurtit t’i gëzohen po aq sa edhe realizimit të “Zajednicës’ së Vuçiqit.

Etiketa: albinikrutike

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Kurth për kundërshtarët me pasaporta diplomatike

Kurth për kundërshtarët me pasaporta diplomatike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com