I dënuari me burgim të përjetshëm Alfred Shkurti (Aldo Bare) ka depozituar në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për uljen e dënimit të tij, për vitet 2014-2021, referuar Ligjit për trajtimin e të burgosurve. Sipas avokatit Oligert Kume, duke patur parasysh amnistinë e vitit 2014, ligji parashikon uljen e dënimit me 45 ditë kalendarike për të burgosurit. Në një deklaratë për mediat, Kume hodhi akuza ndaj trupës gjykuese që pasi nuk është zbatuar Vendimi nr 27 i vitit 2017 i Gjykatës Kushtetuese për uljen e dënimit të tij. Ai tha se ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe një ankesë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Kume tha gjithashtu se nëse Gjykata nuk e pranon kërkesën dhe nuk zbaton vendimin, do t’i drejtohet Strasburgut.
Avokati
“Sot jemi paraqitur në Gjykatën e Elbasanit pasi i mbrojturi prej meje ka paraqitur kërkesa për ulje dënimi për vitet kalendarike të viteve 2014-2021, kërkessa të karakterit administrativo penal dhe që referohen dhe bazohen në baze të ligjit për trajtimin e të paraburgosurve dhe të burgosurvë të dënuar më vendim të formës së prerë dhe kemi kërkuar uljen e dënimit në gjykatën e Elbasanit pasi kompetencat territoriale është e kësaj gjykate sepse i mbrojturi prej meje mbahet i izoluar në ambientet e IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë. Dua të theksoj se ne kemi kërkuar muaj më para për tu njohur me prova të cilat që më përpara nuk na janë vënë në dispozicion nga ana e administratës së IEVP Peqin në vlerësimin tonë në mënyrë të padrejtë pasi këto janë akte që duhen vënë në pozicion të avokatit mbrojtës. Në datën 22 dhjetor 2022 nga Gjykata e Lartë në dhomë këshillimi pa prezencë të palëve është marrë një vendim në vlerësimin tonë absurd juridik pasi është shkelmuar vendimi numër 27 datë 27 mars 2017 i Gjykatës Kushtetuese që urdhëronte Gjykatën e Lartë të merrte në shqyrtim edhe njëherë këtë çështje ta trajtonte duke i dhënë akses palëve, duke i dhënë të drejtën e mbrojtjes sipas referencave të ligjit. Njëkohësisht është përdhosur një vendim duke i bërë një puç kushtetues sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë akte kanë detyrim çdo Gjykatë e nivelit më të ulët për tu zbatuar. Kemi dalë në konkluzionin se trupa gjyqësore nuk ka pasur kualifikimin e duhur të përfaqësimit dhe shqyrtimit të kësaj çështje pasi dy prej anëtarëve nuk kanë pasur ekspertizën dhe specializimin e duhur. Ne do të ndërmarrim hapat tona duke vlerësuar paligjshmërinë e kësaj vendimmarrje, do shkojmë në Gjykatën Kushtetuese por nuk mjafton me kaq. Do kërkojmë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të pa mbështetur në prova dhe në Ligj. Do adresohemi në Gjykatën e Strasburgut nëse Gjykata Kushtetuese nuk e merr ankesën tonë në konsideratë,”- tha Kume ndër të tjera.
Dënuar me burg përjetë
Aldo Bare vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen. Ish-oficeri i forcave speciale krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.
Discussion about this post