GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alfred Balla sfidon vendimin e KPA: Do vazhdoj detyrën në KLP

12:49 - 22/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, reagon kreu i KLP, Alfred Balla: Vendim i turpshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Alfred Balla nuk do të mund të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, e për pasojë “nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm”. Vendimi u mor të martën nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), struktura më e lartë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi deri në vitin 2017, kur kishin hyrë në fuqi ligjet e reja të Reformës në Drejtësi, ai kishte punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Por Balla i tha mbrëmjen e së martës Zërit të Amerikës, se vendimi, të cilin ai e cilëson “të turpshëm”, nuk ka të bëjë me detyrën e tij aktuale në KLP, pasi ai është zgjedhur anëtar i saj nga parlamenti, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe jo si magjistrat e për pasojë “jam ende në detyrë si kryetar dhe anëtar i KLP-së”, deklaroi ai duke shtuar se “nëse do të dojë, mund të më shkarkojë vetëm parlamenti”.

Balla është zgjedhur në vitin 2018 si anëtar i KLP-së, dhe në mars të 2022, u zgjodh në krye të “qeverisë së prokurorëve” me një mandat dy vjeçar. Ndërkohë, mandati tij si anëtar ka përfunduar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, por procedurat për përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo magjistratë u zgjatën përtej afateve.

Ndonëse për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ai konsiderohej subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) organizoi shortin për caktimin e trupit gjykues për rastin e tij në fund të dhjetorit të vitit 2021. Trupës iu desh më pas 1 vit e gjysëm për të vlerësuar nëse ai e gëzonte statusin e magjistratit e për pasojë të përcaktonte nëse do të duhej që ai t’i nënshtrohej ose jo, të ashtuquajturit proces të Vettingut. Përfundimisht në qershor të 2023-it, KPK-ja mbylli procesin e rivlerësimit ndaj Ballës, pa një vendim përfundimtar, duke konstatuar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte liruar nga detyra me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Vetë Balla e kishte kundërshtuar me forcë, procesin e rivlerësimit, madje në fillim të vitit 2023 ai ishte ankuar dhe në Bruksel, ndaj vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs, duke e akuzuar atë se po ushtronte trysni ndaj anëtarëve të KPK-së, që ky institucion të kryente vettingun ndaj tij.

Vendimi i KPK-së, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit, përkundër pretendimeve se me lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë, është humbur dhe statusi i magjistratit, vetë Balla kishte ndërmarrë beteja ligjore që atij t’i njihej ky status, si përmes një padie në Gjykatën Administrative ashtu dhe me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas akteve të bëra publike nga Komisioneri Publik, Balla është tërhequr më pas, si nga padia në shkallët e gjyqësorit dhe nga kërkesa bërë në KLGJ “kur nga ana e trupës gjykuese të KPK-së vijoi dërgimi i pyetësorëve të procesit të rivlerësimit”.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Balla “e ka humbur statusin për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve, në kushtet kur, ndërsa nuk e kontestoi urdhërin (lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë shën. red.) në rrugë ligjore, ka shfaqur vullnetin për t’u zgjedhur në një organ tjetër kushtetues. Kjo sjellje u vlerësua si shkaku përcaktues për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës si ndihmës ligjor dhe u bvlerësua se përmbush kushtet për t’u kualifikuar si dorëheqje nga detyra”. Sipas Nenit G të Aneksit të Kushtetutes, dorëheqja nga një subjekt i rivlerësimit çon në ndërprerjen e procesit dhe pasohet nga pamundësia për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në reagimin e tij në mbrëmje, Balla shprehet se “edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua”.

Ashtu siç dhe i konfirmoi Zërit të Amerikës, Balla është i mendimit se vendimi “nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet Gjykata për të Drejtat e Njeriut”, duke paralajmëruar një ankim në Strasburg.

/VOA/

Etiketa: alfred ballaKLPKPA

Lajme të lidhura

FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë
Aktualitet

FMN: Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike

07:57 - 26/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari
Aktualitet

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25
Para
Komisioneri: Shkollat në Tiranë cënojnë privatësinë e të rinjëve

Komisioneri: Shkollat në Tiranë cënojnë privatësinë e të rinjëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 26/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

FMN: Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike

07:57 - 26/12/25
Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025

07:41 - 26/12/25
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 - 26/12/25
“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com