GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alfred Moisiu: Serbia po pengon integrimin e Kosovës dhe sjellë destabilitet në rajon

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alfred Moisiu: Serbia po pengon integrimin e Kosovës dhe sjellë destabilitet në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes. Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar ditën e sotme se Serbia, me ndihmën e Rusisë po e pengon Kosovën drejt anëtarësimit të saj në BE dhe për të patur hapësirë në institucionet ndërkombëtare. AI tha se zgjatja pafund e konfliktit të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk i shërben stabilitetit rajonal.

“Për fat të keq lidhja midis rusëve dhe serbëve për Kosovën vazhdon, rusët bëjnë përpjekje diplomatike në shkallën ndërkombëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e serbëve organizohen provokimet e vazhdueshme në kufi me Kosovën dhe për të mbajtur gjallë një konflikt të ngrirë, tha Moisiu

Sipas ish-presidentit të Shqipërisë, edhe vet Bashkimi Evropian duhet t’i vë rregulla shteteve anëtare ndërkohë shtoi se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare është frymëzim për politikanët serbë.

“Bashkimi Evropian duhet t’u vë rregulla shteteve anëtare, është një bashkim vullnetar, ka parimet e veta, por për problemet themelore duhet të kemi mirëkuptim. Sepse janë jo pak, por pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kjo mungesë për mendimin tim është anomali por frymëzuese për politikanët serbë, politikanët rusë, po të shikojmë Lavrovin shpeshherë përmend Kosovën, nuk merret vesh nëse e përmend si monedhë shkëmbimi apo si fakt historik, mund të jenë të dyja. Për fat të keq lidhja midis rusëve dhe serbëve për Kosovën vazhdon, rusët bëjnë përpjekje diplomatike në shkallën ndërkombëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e serbëve organizohen provokimet e vazhdueshme në kufi me Kosovën dhe për të mbajtur gjallë një konflikt të ngrirë, sepse ky është një konflikt i ngrirë. Tani, shtrohet pyetja sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe duhet lejuar më tej, sigurisht që nuk duhet lejuar, për këtë duhet të angazhohen të gjithë, të gjithë jemi të shqetësuar për këtë punë, po e përsëris nuk kemi për të krijuar tensione të panevojshme por edhe zgjatja pa fund nuk ka kuptim dhe nuk i shërben stabilitetit të rajonit”, tha ai.

Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes dhe në fokus ka qenë paqja në rajon.

Etiketa: Alfred MoisiuBallkani PerendimoreKosoveSerbi

Lajme të lidhura

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!
Breaking Views

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm
KRYESORE

PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

21:30 - 08/11/26
Para
Zyrtare/ Aurelien Tchouameni transferohet te Real Madrid

Zyrtare/ Aurelien Tchouameni transferohet te Real Madrid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com