GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj: Aleanca e pazarit ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë

14:03 - 06/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj: Aleanca e pazarit ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sulmoi sërish marrëveshjen e arritur së fundmi midis mazhorancës dhe opozitës për amnistinë penale.

Gjatë një takimi në Mallakastër, tha se nuk kishte turp më të madh që deputetët e votuar nga demokratët bashkuan votat me Edi Ramën për të lënë protestuesit në burg.

Deklarata:

Vetëm në këto tre javë është parë pazari më i madh që është bërë në fakt midis atyre hallexhinjve. Ne kishim një ofertë shumë të mirë dhe besoj atë që shqiptarët duan për zgjedhjet. Garë, lista të hapura, të gjithë në garë në mënyrë të barabartë. Kush e meriton votën të dalë kandidat dhe të jetë përfaqësues i shqiptarëve në Kuvend. Kjo ishte kërkesa e parë. E dyta, të votojnë të gjithë shqiptarët që janë larguar, janë dëbuar në këto 10 vite. Kjo ishte oferta jonë. Çfarë bëri mazhoranca, nuk kam asnjë iluzion nga Rama.

Strategjia e tij është fare e qartë, të dëbojë shqiptarët, i rrënoi ekonomikisht, rrënoi shpresën. Ajo që nuk prisja ishte që nga ana e tyre që e quajmë koleg të votuar nga demokratët, shkuan bashkë me të. E çfarë është kjo? Asgjë më shumë e asgjë më pakë, frikë nga shqiptarët. Se mos të pranosh çështjen e listave të hapura, pra të japësh llogari para shqiptarëve, është vetëm frikë nga gjykimi i shqiptarëve. E kjo është e para gjë që tregon se kush bën pazar e kush jo. Kush do kacaviret tek ajo karrigia e Parlamenti, e t’i fshihet përballjes me shqiptarët, e kush është ballëlartë.

Po kaloj tek pjesa tjetër, ajo që para 2 ditësh kaloi, amnistia. Po a kishte turp më të madh për deputetët që dolën nga listat e Partisë Demokratike, që ngritën kartonin dhe e bashkuan kartonin me Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën që t’i lënë protestuesit në burg? Ata protestues i kemi thirrur ne, i kanë thirrur ata. Ne të gjithë bashkë jemi deputetë edhe për shkak të atyre protestuesve që rrinë burgjeve, e gjykatave, e prokurorive, e policive. Erdhi rasti që të paktën me amnistinë t’ua hiqnim këtë hall, i bashkuan votat me Edi Ramën.

I bashkuan votat me atë që urdhëroi policinë të hidhte gaz në Astir, në Shkozë, në Bregun e Lumit, tek Teatri, tek protestat tona. Kjo aleancë pazari ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë. E para është frika nga shqiptarët, e dyta është frika nga drejtësia. Secili ka të njëjtin hall. Ramës i shkojnë nga e hëna në të shtunë shkojnë në SPAK. Dhe si mendoi ju është kjo një situatë komode për ta? Këta situata çfarë bëjnë, i thërrasin njëri-tjetrit për të bërë një aleancë. Dhe amnistia ishte një sinjal për t’i çuar SPAK-ut.

 

Etiketa: akuzaaleancaAlibeaj

Lajme të lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Para
Policia e Vlorës ‘mburret’ me gjobën , në foto harron edhe rryshfetin

Policia e Vlorës ‘mburret’ me gjobën , në foto harron edhe rryshfetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com