GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj ankimoi vendimin për statutin e 11 Dhjetorit, reagon grupi i Berishës: Është i paligjshëm

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Rithemelimit letër Nikollës: Qëndro jashtë konfliktit të brendshëm të një partie politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin e gjykatës për miratimin e Statutit të Sali Berishës. Pas kësaj, ka reaguar Grupi i Rithemelimi, ku me anë të një deklarate për mediat, shprehen se Alibeaj është shkarkuar si nënkryetar i PD-së në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe kësisoj nuk është i mandatuar për të ndërmarr veprime në emër të partisë. Gjithashtu në reagim thuhet se kërkesa ankimore është paraqitur nga persona të palegjitimuar të bëjnë ankim kundër vendimit të mësipërm të gjykatës.

“Nga mediat jemi vënë në dijeni që nën emrin e Partisë Demokratike është paraqitur një kërkesë ankimore kundër vendimit nr.1346/222 dt.25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nënshkruar nga Enkeled Alibeaj. Së pari, sqarojmë se askush nuk mund të ndërmarrë veprime në emër të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD dt.11 dhjetor 2021, ka mandatuar si të vetmin organ drejtues të Partisë Demokratike Komisionin e Rithemelimit të Partisë. Gjithashtu, Kuvendi ka shkarkuar Z. Alibeaj si nënkryetar i Partisë Demokratike. Pra, nuk përfaqëson PD në asnjë marrëdhënie me të tretët. Së dyti, për sa i takon kërkesës ankimore, ajo është paraqitur nga persona të palegjitimuar të bëjnë ankim kundër vendimit të mësipërm të gjykatës” – thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit.

Në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit duke iu referuar Kodit të Procedurës Civile, shprehet se vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces mund të bëjnë ankim dhe askush tjetër. Po sipas tyre, Ky gjykim është zhvilluar konform procedures pa të paditur, pa persona të tretë dhe pa asnjë pjesëmarrës tjetër. Grupi i Rithemelimit udhëzon edhe Sekretarinë e Gjykatës ku shprehet se ka detyrimin t’ua kthejë apelimin mbrapsht konform kritereve të Kodit të Procedurës Civile

“Kodi i Procedurës Civile përcakton:

Neni 442/a
Ankimi

“Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”.

Pra, vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces mund të bëjnë ankim. Askush tjetër.
Me “palë“ kuptohet i padituri dhe personi i tretë. Me “pjesëmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil.
Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proces dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar. Ky gjykim është zhvilluar konform procedurës pa të paditur, pa persona të tretë dhe pa asnjë pjesëmarrës tjetër. Vetëm me “kërkues” Komisionin e Rithemelimit të PD. Njëlloj si në të gjitha rastet e tjera të këtij tip procesi. Në këto kushte, Sekretaria e Gjykatës ku është paraqitur kërkesa ka detyrimin tua kthejë mbrapsht atë komform kritereve të Kodit të Proçedurës Civile” – thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit.

Më tej nbë reagim, Komisioni të Rithemelimit denoncon aktin, siç e quajnë ata Basha – Alibeaj, si një përpjekje e Ramës për të mbajtur peng vulën e PD-së.

“Së fundmi, PD denoncon aktin Basha – Alibeaj si përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD kundër vullnetit të shumicës së demokratëve të shprehur qartë në kuvendin e tyre më 11 Dhjetor 2021 dhe të çertifikuar në kutitë e votimit më dt. 6 mars 2022” – mbyllet në reagimi i Komisionit të Rithemelimit.

 

 

Etiketa: dhjetorEnkelejd AlibeajgrupipaligjshemreagonSali Berishastatutivendimi. ankmim

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Para
Atentati në Tiranë/ 35-vjeçarit i prenë rrugën dhe e vranë, dëshmitarët: Dëgjuam breshëri automatiku

“Mendova se ishin fishekzjarre”, roja tregon momentin e vrasjes së Çalit me breshëri plumbash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com