GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Përjashtimi pa prova i Berishës, Alibeaj “rrëfehet”: Erdhën dy shkresa nga SHBA

23:02 - 21/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përjashtimi pa prova i Berishës, Alibeaj “rrëfehet”: Erdhën dy shkresa nga SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përjashtimi i deputetit Berisha nga Grupi parlamentar i PD-së është bërë me kërkesë të SHBA-ve, deklaron nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Deklarata hedh dritë mbi prapaskenat e zhvilluara në selinë blu, për të cilat Basha asnjëherë nuk ka preferuar të flasë hapur me demokratët. I ftuar në emisionin “Open”, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka debatuar me gazetarin Andi Bushati sa i përket largimit të ish-liderit Sali Berisha nga PD.

Gazetari i tha se PD po mban dy qëndrime, pasi sipas tij, për largimin e Berishës nuk pyetet për prova, por e hoqët nga grupi parlamentar, me argumentin se “e kërkon SHBA dhe jemi partner strategjik me SHBA”.

Ndërsa për zgjatjen e afateve të vetingut thonë se do të shikojmë argumentet, analizën, para se të vendosim si do veprojmë, pavarësisht se edhe këtë e kërkon SHBA.

Në përgjigje ndaj Bushatit, Alibeaj tha se për Berishën kishte dy shkresa, fillimisht që Berisha është shpallur “non grata” dhe më pas një kërkesë të dytë që të hiqet nga grupi parlamentar.

Ai gjithashtu tha se duke qenë se Berisha e konsideroi si luftë personale pa i përzier demokratët dhe në bazë të kërkesës së dytë, erdhi vendimi për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Qëndrimin e Alibeajt e forcoi edhe Grida Duma e cila ndërhyri duke u shprehur se “Kryetari i partisë nuk po e diskrediton Sali Berishën, por nuk mund të hedhë në votim të dhënat e Departamentit të Shtetit, që ai zotëria i kundërshton” – tha Grida Duma.

Më tej, Alibeaj ka shpjeguar përse PD këmbëngulë që të bëhet vetingu i politikanëve. Ai thekson se edhe Rama e di që deputetët e PD janë të pastër.

“Është detyrimi ynë politik dhe moral për të identifikuar cilat janë nevojat e shoqërisë. Këto janë nevoja nga më urgjentet”, tha Aliabeaj.

“Ne, vazhdoi Alibeaj, e dimë mirë që votat tona janë ato që janë në parlament, aq sa janë deklaruar nga KQZ. Janë të gjithë ata deputetë që nuk kanë frikë t’i nënshtrohen vetingut të politikës. Ky është testi moral i parë që politika do të duhet ta kalojë. Ne e provuam në 2018 dhe Rama nuk e pranoi. Ne do të shkojmë dhe do të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë është që nevojat imediate të qytetarëve t’i çojmë në Parlament”. Sipas tij, të gjithë deputetët e PD-së kanë kaluar në vetingun që ka bërë Rama nga 2013 e këndej. “Ti mendon se Rama po të kishte gjetur gjë do ta kishte ruajtur në xhep? Ne duam ta çojmë para se jemi të sigurtë që s’kemi asgjë për të fshehur”, deklaroi Alibeaj.

Kujtojmë se vetingu për politikanët ka qenë hedhur si ide nga demokratët edhe disa javë para vendimit për djegien e mandateve të deputetëve.

Etiketa: Enkelejd AlibeajlargimiPDSali BerishaSHBA

Lajme të lidhura

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët
Aktualitet

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26
Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore
Aktualitet

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26
Para
Portretizoi lojtarin 001, aktori tregon anën e errët të famës pas publikimit të “Squid Game”

Portretizoi lojtarin 001, aktori tregon anën e errët të famës pas publikimit të “Squid Game”

TË FUNDIT

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)
Aktualitet

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

Në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të infrastrukturës detare në vend, është rikthyer një post që kishte...

Lexo më shumë
U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

13:34 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26
Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

13:00 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com