GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj fton kandidatët e Berishës për bashkim në 14 maj

13:22 - 06/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Nanos/Alibeaj: Rama bën telenovelë me vrasje dhe emra në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kryesisë, Alibeaj është shprehur se në funksion të bashkimit, propozon hapjen nga këtyre kandidaturave me synimin për të dalë me kandidatë unikë në zgjedhje.

Alibeaj nga ana tjetër ka bërë propozimet e tij edhe në lidhje me kandidatët për këshilltarët bashkiakë dhe aleancën me partitë e tjera.

Deklarata:

Nga sot fokusi kryesor i  gjithë veprimtarisë  sonë politike  janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike;

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa kryesore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;

Të vendosim  dhe të synojmë objektiva  ambicioze, të  hedhim  bazat  e sigurta të fitores së madhe  në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër t’i prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

Etiketa: Alibeajbashkimkandidate

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Xhelal Mziu ‘tradhton’ Berishën, bashkohet me Alibeajn dhe…

Xhelal Mziu ‘tradhton’ Berishën, bashkohet me Alibeajn dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com