GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj për dosjet e Sigurimit të Shtetit: E vërteta për to shpëton popullin shqiptar

17:13 - 21/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj për dosjet e Sigurimit të Shtetit: E vërteta për to shpëton popullin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, me anë të një postimi në “Facebook” ka folur për diskutimin mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas Alibeajt, zbardhja e dokumenteve të sigurimit do t’i shërbejë kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen.

Alibeaj tha se “në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike” janë paraqitur disa amendamente, “me qëllim që çdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj.”

Postimi i Alibeajt:

E VËRTETA TË BËN TË LIRË !

Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo siç njihet në opinionin e gjerë publik hapjen e dosjeve, ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 31 viteve në tryeza të ndryshme të debatit publik, dhe është kthyer gjithnjë si një nevojë, mision dhe objektiv i parealizuar.

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim por ato kanë rezultuar të pamjaftueshme për realizimin e zbardhjes tërësore të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Mësimi i të vërtetës iu shërben jo vetëm atyre që kanë qenë drejtpërdrejtë subjekte të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por cdo qytetari shqiptar që kërkon të njohë dhe kuptojë historinë e vendit të tij, së bashku me personazhet e tij. Mjetet dhe mekanzimat ligjore që janë sot në dispozicion, nuk janë të mjaftueshëm për realizimin e këtij qëllimi.

Hapja e plotë e dosjeve i heq mundësinë pushtetit të shantazhojë, por njëherazi është shpëtim edhe per shpirtin e kujtdo që shantazhohet.

Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike që lindi më 8 dhjetor 1990, pikërisht si nevojë jetike për t’i dhënë fund regjimit komunist, paraqesim disa amendamente, me qëllim që cdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj, që mishëron më së miri nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Zbardhja e dokumenteve të sigurimit famëkeq do t’i shërbejë kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen.

Historia 31-vjecare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944 – 1991.

Është detyrimi ynë si ligjvënës të Shqipërisë postkomuniste, që të ndërtojmë mekanizmat ligjorë të nevojshëm, për të realizuar këtë të drejtë kaq bazike, gjithë aq thelbësore, për ata që ne përfaqësojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet këtij projektligji, duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991, dhe njohjes së publikut me to.

Amendamentet sjellin ndryshime në dy dispozita të projektligjit “Për informacionin e klasifikuar”, përkatësisht në nenin 10 dhe nenin 22. Në nenin 10, shtohet pika 2, e cila sanksionon deklasifikimin e plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, me përjashtim të atyre që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare. Ndërsa, në nenin 22, pika 4/1 sanksionohet detyrimi i institucioneve publike për të publikuar bibliografinë e dokumenteve të ish-Sigurimit të deklasifikuara, si dhe detyrimi që kopje të këtyre dokumenteve t’i vihen në dispozicion cdo personi të interesuar me një kërkesë të thjeshtë për informacion, në përputhje me ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Etiketa: AlibeajdosjetSigurimit

Lajme të lidhura

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik
Aktualitet

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

09:59 - 31/01/26
Para
Pas Fatmir Mediut, një tjetër ish-ministër përfundon në SPAK

Pas Fatmir Mediut, një tjetër ish-ministër përfundon në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me forcë dhe shqetësim të madh pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com