GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj për draftin e kanabisit: Rama po i shkon deri në fund marrëzisë së tij

09:44 - 01/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i ri/ Alibeaj: 4 deputetë janë non-grata, të mos ngutemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas publikimit të draftit për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund marrëzisë së tij.

Në një postim në “Facebook”, Alibeaj thekson se Rama është kryeministri i vetëm në Evropë dhe më gjerë që ish-ministri i tij brendshëm gjendet në burg, për shkak të përfshirjes në grupet kriminale të trafikut të kanabisit, referuar këtu ish ministrit Saimir Tahiri.

Mes të tjerash, deputeti demokrat shkruan se opozita do të votojë kundër këtij drafti, ndërsa paralajmëroi betejë në të gjitha frontet.

Postimi i Alibeajt:

Edi Rama duket i vendosur t’i shkojë deri në fund marrëzisë së tij për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Njeriu që në vitet 2015 – 2017 e mbushi gjithë Shqipërinë me kanabis, duke u shndërruar në një problem ndërkombëtar për trafikun e lëndëve narkotike, ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Njeriu që për shkak të problemeve me kanabisin, la vendin e tij në vendnumëro për vite të tëra në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Edi Rama pra, është kryeministri i vetëm në Evropë dhe më gjërë që ish-ministri i tij brendshëm gjendet në burg, për shkak të përfshirjes në grupet kriminale të trafikut të kanabisit.
Por, të gjitha këto duket se ai ka harruar ose bën sikur, dhe tashmë nën maskën e kultivimit për qëllime mjekësore dhe industriale, kërkon të legalizojë prodhimin e kanabisit.
Kriteret dhe procedurat e përcaktuara në projektligj, e bëjnë të qartë se lejet dhe licencat për këtë veprimtari do t’i përfitojnë vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës. Kushdo e di se në një vend ku kriminaliteti dhe korrupsioni është në nivelet më të larta, mbajtja nën kontroll e kësaj veprimtarie është e pamundur. Këtë e dëshmojnë edhe rritja e procedimeve me 42.92% dhe e të dënuarve me 66.67% gjatë vitit 2021 për veprat penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike (sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm). Aq më tepër, me një qeveri që ka treguar se drejtuesit e saj janë jo vetëm konsumatorë, por drejtpërdrejtë të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Prandaj, për Partinë Demokratike dhe Opozitën, qëndrimi ndaj kësaj marrëzie të pushtetit të Edi Ramës, duhet të jetë i qartë: Jo vetëm votë kundër në Parlament, por betejë në të gjitha frontet për të ndaluar kriminalizimin e ekonomisë shqiptare.

Etiketa: AlibeajKanabisKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Skenë lufte/ U hodh në erë gjatë natës, dalin pamjet nga servisi në Lezhë

Skenë lufte/ U hodh në erë gjatë natës, dalin pamjet nga servisi në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com