GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj sulmon nga Shkodra Berishën: Po trafikon demokratët

17:43 - 27/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj sulmon nga Shkodra Berishën: Po trafikon demokratët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokrati Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, ku u prezantua lista për Këshillin Bashkiak.

Në fjalën e tij, ai hodhi akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se është strehuar te partia e Ilir Metës, i cili në 2013 ia kaloi pushtetin Edi Ramës.

“Meta që sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish kryetarin historik të demokratëve. Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur. Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në kurriz të shqiptarëve ka vetëm përfituar dhe sot është duke kërkuar t’i përdor për hallet e tyre personale. E ndaj kësaj situate, të krijuar jo prej nesh, jo prej jush, e kësaj situatë që bie mbi kurrizin tonë, ne vetëm duhet të reagojmë. Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë anti-amerikane, anti-britanike, anti-evropiane, anti-demokratike dhe anti-perëndimore.

Asnjëherë miqtë e mi nuk do të duhet të harrojmë se ishte Ilir Meta, Ilir Meta atje ku është strehuar sot Sali Berisha. Ai I cili në vitin 2013 e kaloi pushtetin me duart e tij dhe me dashje nga demokratët dhe e çoi tek Edi Rama.  Duke trafikuar sforcot, duke trafikuar kontributin, historikun, duke dhënë kosto vetëm demokratëve dhe duke ngritur në këtë piedestal në këtë mbretërim në kundërshtim me ligjin dhe me aspiratat e shqiptarëve, Edi Ramës. Atë po bën edhe sot, është e njëjta gjë. Nuk kanë kaluar shumë vite që ajo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një trafikim. Një trafikim demokratësh nën siglën laramane të Ilir Metës.

Atë që nuk e pranoi të dilte në këto zgjedhje me kandidat unik, siç ne ua ofruam, siç ne propozuam, të dalë nga primaret e tij, vetëm e vetëm që demokratët të kishin shanset për të fituat të paktën gjysmën e bashkive në vend. Ky ishte synimi ynë, kjo ishte qasja jonë. Edhe pse nuk ishim shumë dakord, por përkundër së keqes së madhe që quhet Edi Rama, e keqja që ka kapur çdo shqiptar, ishim të gatshëm dhe bëmë çfarëdolloj sakrifice dhe shtrimë dorën ndaj të gjithë demokratëve, duke lënë mënjanë të gjithë atë se çfarë bëmë në këtë një vit e gjysmë kemi kaluar mes veti, thjesht dhe vetëm për të dalë mbi interesat tona të vogla, mbi hallet personale dhe për t’i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë.

Por jo, Sali Berisha bëri një zgjedhje midis mundësisë reale për t’u siguruar demokratëve pushtetin së paku në gjysmën e bashkive të vendit dhe synimit për ta zhbërë në këto zgjedhje PD që ta kishte monopolin e opozitës, zgjidhi këtë te dytën. Në vend që ti shërbente qytetarëve shqiptar, e benë 2 herë president, 2 herë kryeministër e kanë futur në historinë politike të post 90. Zgjodhi këtë të dytën, mori kazmën për ti rënë PD, demokratëve vetëm e vetëm për hallin e vet personal.

Ai kërkon që të zhdukë PD dhe atë qe do të mbetet prej saj. Ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që i shkojnë pas, të gënjyer qofshin këta apo te lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën. Për ta përdorur atë si një bunker antiamerikan ne Shqipëri, për t’u thënë të nesërmen partnerëve tanë amerikanë dhe britanik te Shqipërisë se e djathta shqiptare është e gjitha në rresht pas tij. Ky është synimi që ai ka. Se nuk ia ndjen fare për vendimet qe ata marrin për te. E pra shikoni se çfarë po ndodh në fushatë. Edi Rama thotë vetëm përpara, kurrë mbrapa.”, tha Alibeaj.

Etiketa: AlibeajKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Votoi në favor të Kosovës, ja çfarë i ndodh Abazoviçit

Votoi në favor të Kosovës, ja çfarë i ndodh Abazoviçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”,...

Lexo më shumë
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com