GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alizoti: Sondazhet na nxjerrin fitues në Berat

18:58 - 11/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat në selinë blu, shpërthen Alizoti: PD sot vdiq!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka akuzuar pushtetin lokal në Berat dhe atë qëndror në Tiranë, i përfaqësuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, se po përdorin çakullin e bitumin elektoral por edhe forcën e policisë, për te deformaur votën.

Si drejtues politik i qarkut për demokratët, Alizoti tha për SyriTV se analizat dhe sondazhet, edhe të PS nxjerrin fitues kandidatin opozitar të “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili.

“Berati është pranë fitores, jo me këtë sloganin që të bindim ndjekësit por në realitet është shumë pranë fitores kjo edhe nga sondazhet e bëra nga njerëz pranë PS. Kjo i ka bërë që ata të përdorin hile dhe të shtrojnë bitum pa asnjë tabele punimesh por natën në shi”, tha Alizoti.

Referuar rastit të mbrëmjes së djeshme në fshatin Velabisht, ku fadromat e “Shkëlqimi 07”, u kapën duke hedhur asfalt elektoral në një rrugë ku nuk ishte investuar prej vitesh nga bashkia, Alizoti tha se banorët e irrituar ishin ata që denoncuan rastin.

“Ne e kemi kapur këtë moment të asfaltit elektoral me video, banorët janë irrituar se kanë kuptuar se nëse je me mijëra ditë në bashki dhe kujtohesh të bësh diçka tani në këtë kohë fushate është shumë banale. Këto lloj gjërash të shumtuara ndodhin vetëm në vendin tonë duke hedhur çakull dhe bitum mund të mashtrojnë dhe të sigurojnë vota.

Nese një nga kandidatët të cilët prezantojnë punët dhe zgjidhjet për problemet dhe e meriton këtë fitore kushdo të jetë nuk ka asnjë problem le të fitojë por jo të përdoren të tillë banalitete si kjo me firma fantazma pa asnjë kriter të kryejnë punime në pasuri publike si janë rrugët”, nënvizoi ai.

Më tej, Alizoi theksoi se fakti që forcat “Shqiponja” ndoqën rastin e djeshëm, tregon se policia është në shërbim të pushtetit sepse pushteti ka shkatërruar shtetin.

Alizoti ëstë shprehur se punët elektorale të bërë në bashkinë e Beratit janë banalitete sepse kur ke pasur në dispozicion 4 vite dhe nuk ke bërë atë që e bën brenda natës duhet të largohesh dhe të mos bësh njerëzit për budallenj.

“Aty kishte njerëz komunitet të cilët kanë pritur 4 vite t’u shtrohej rruga dhe bëhet brenda natës për qëllime elektorale. Kjo është një garë e pabarabartë dhe nuk ka dyshime, pasi të përdorsh të gjithë aparatin qeveritar për të ndikuar zgjedhjet vetëm në Shqipëri ndodh, për të ruajtur pushtetin e tyre padorin intimidimin e votës. Njerëzit kanë arritur të kuptojnë se nëse vazhdohet dhe disa vite në këtë nivel do të arrijnë në pikën ku nuk do të mbijetojnë dot më”, u shpreh deputeti i PD.0

Etiketa: BeratTomorr AlizotiZgjedhje

Lajme të lidhura

“Berisha u thirr për ’21 janarin’, por Rama që ishte organizatori jo”/ Salianji: Kryeministri po e përdor SPAK-un
Aktualitet

Salianji: Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë

11:00 - 13/01/26
Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër
Aktualitet

Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër

10:55 - 13/01/26
Vendi në pikë kthese!  Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim
Aktualitet

Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim

10:35 - 13/01/26
Para
Kushdo që e ka bërë këtë poster ngelet thjesht një palaço, asgjë tjetër…

Kushdo që e ka bërë këtë poster ngelet thjesht një palaço, asgjë tjetër…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Berisha u thirr për ’21 janarin’, por Rama që ishte organizatori jo”/ Salianji: Kryeministri po e përdor SPAK-un
Aktualitet

Salianji: Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë

11:00 - 13/01/26

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri. Me anë...

Lexo më shumë
Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër

Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër

10:55 - 13/01/26
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale

10:48 - 13/01/26
Vendi në pikë kthese!  Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim

Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim

10:35 - 13/01/26
Denoncimi për Bashkinë e Vorës: Abuzime me tendera, dosjet për SPAK

Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD

10:04 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com