GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Alonso favorit për të fituar në Australi… jo vetëm prej zotësisë së tij

12:23 - 30/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Alonso favorit për të fituar në Australi… jo vetëm prej zotësisë së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fernando Alonso është rikthyer protagonist në Formula 1. Makina Aston Martin, ndryshe nga sezonet e kaluara në skuderi të tjera, i ka krijuar mundësinë pilotit spanjoll të konkurrojë në pistë me këdo teksa vetëm Max Verstappen me Red Bull duket më mirë.

Në dy garat e para të sezonit, 41-vjeçari është ngjitur dy herë në podium, diçka që nuk përsëritej prej vitit të largët 2007.

Tashmë, fokusi i Alonsos kalon tek gara e radhës e cila zhvillohet këtë fundjavë në Australi. Numrat dhe fati duket se janë në anën e Alonsos pasi në të vetmin rast që spanjolli fitonte në Melbourne, data shënonte dy prill i vitit 2006.

Tashmë, 17 vite më pas, këtë të diel, data do të jetë sërish dy prill me Alonson që do të tentojë triumfin e dytë në tokën australiane.

Së fundmi, rreth rikthimit të Alonsos mes pretedentëve foli edhe dy herë Kampioni i Botës, Max Verstappen me holandezin që u shpreh se është i lumtur kur sheh “veteranin” të fitojë në pistë.

“Fernando duhej të kishte fituar në më shumë pista, për mua meriton shumë më tepër nga sa ka fituar. Mua më gëzon kur e shoh të fitojë dhe të festojë në pistë.

Dua që ai të fitojë edhe më shumë, por kjo mbetet për t’u parë”, u shpreh Verstappen.

Sakaq, një tjetër koinçidencë në këtë fundjavë për Alonson është edhe fakti se ai për momentin është në kuotën e 100 podiumeve dhe në historinë e Formula 1, kushdo që ka arritur në kuotën e 101 podiumeve, ia ka dalë të fitojë në fund garën.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse Alonso do ta respektojë këtë statistikë dhe të mposhtë Verstappen e Red Bull.

Etiketa: alonsoAustraliformula 1Sport

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Rrenë është… të jesh Erion Veliaj!

Rrenë është... të jesh Erion Veliaj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Lexo më shumë
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com