GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, Kuvendi shpall vakancën

10:32 - 31/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, Kuvendi shpall vakancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pasi depozitoi në Kuvend kërkesën ku njoftonte lënien e mandatit të deputetit pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij, Kuvendi shpalli sot vakancën për mandatin e Alqi Bllkos.

“Ju njoftoj se Bllako ka dorëzuar në Kuvend mandatin se dorëzon deputetin. Në këto kushte, mandati i tij mbaron, Kuvendi shpall vakancën për plotësimin e saj”, njoftoi Ermonela Felaj.

Largimi i Alqi Ballkos pas kërkesës për arrestim, rikthen në Parlament Pandeli Majkon. Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

Kodi Zgjedhor e parashikon se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

SPAK kërkoi që Kuvendi t’i hapte rrugë arrestimit të Bllakos, si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ku së bashku me ish-ministrin Lefter Koka ai ka favorizuar kompaninë për inceneratorin e Fierit dhe ka falsifikuar dokumentet për shpronësimin e tokës ku do ndërtohej impianti i trajtimit të mbetjeve.

Etiketa: BllakoKryesore1Majko

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Nis me debate mbledhja e PD/ Alibeaj: Je i paftuar! Berisha: Pranoni realitetin

Përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt, grupi i PD mblidhet sërish sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com