GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alqi Bllako dorëzon sot mandatin e deputetit, pritet t’i vihen prangat

09:10 - 30/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ Gjykata jep burg për Alqi Bllakon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Deputeti socialist Alqi Bllako pritet që gjatë ditës së sotme t’i paraqesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dorëzimin e mandatit si deputet i Republikës së Shqipërisë dhe të përballet me akuzat e SPAK për inceneratorët si qytetar i thjeshtë.

Kjo lëvizje e Bllakos vjen pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij si i implikuar në aferën e inceneratorëve, ku nisur nga njoftimi i SPAK , Bllako akuzohet për një sërë shkeljesh. Në njoftim në Facebook, vetë Bllako shkruan se është i tronditur nga kërkesa e SPAK dhe se shprehet i bindur që nuk ka shkelur ligjin, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë drejtësia.

Sipas njoftimit të SPAK, Bllako akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për aferën e inceneratorët të Fierit, në kohën kur mbante pozicionin e Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit. Të dy bashkë akuzohet se kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.

Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Gjithashtu, Bllako është akuzuar nga opozita se babi i tij ka përfituar rrogë 10 milionë lekë të vjetra në muaj, pasi i biri i kishte siguruar një pozicion pune fiktiv si drejtor kantieri në inceneratorin e Fierit. Gjithashtu, SPAK bën me dije se është vënë nën sekuestro apartamenti në Tiranë që rezulton të jetë në pronësi të Edmond Bllakos, babait të deputetit.

Pas inceneratorit të Elbasanit, hetimet e prokurorisë së posaçme kanë çuar në goditjen e zyrtarëve të përfshirë dhe në inceneratorin e Fierit. Përveç anëtarëve të komisioneve të prokurimit, ish administratorit në Fier, drejtorit të Albpetrolit dhe një zyrtari lokal, emri më i spikatur është ai i deputetit socialist Alqi Bllako, arrestimi i të cilit pritet të ndodhë ditën e sotme.

Etiketa: BllakoKryesore1

Lajme të lidhura

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!
Breaking Views

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese
Breaking Views

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

15:38 - 10/03/26
Para
Sulm nga ajri, Kievi zgjohet nga sirena e bombardime

Sulm nga ajri, Kievi zgjohet nga sirena e bombardime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com