GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Amaneti i Ermal Dredhës për Elisin dhe Brunën: Ka nisur para dy vjetësh, bllokohet sërish tenderi 280 MLN lekë i pastrimit të Orikumit turistik!

11:14 - 22/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Amaneti i Ermal Dredhës për Elisin dhe Brunën: Ka nisur para dy vjetësh, bllokohet sërish tenderi 280 MLN lekë i pastrimit të Orikumit turistik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdon “mallkimi” që i la qytetit turistik të Orikumit Ermal Dredha. Një tender i nisur prej ish-kryebashkiakut të Vlorës për pastrimin e qytetit vazhdon prej një vit e gjysmë dhe nuk është mbyllur akoma. Më datë 13 nëntor 2025 është mbledhur sërish KPP për tenderin e famshëm të pastrimit. “Gjyqi” mes palëve është në proces ndërsa qyteti turistik vuan papastërtinë.

Kush përfitoi nga vonesat?     

Në qershor 2025, kujtuam se puna pastrimit të Orikumit u zgjidh. Komisioni i Prokurimit Publik kishte shënuar rekord në afatin e shqyrtimit të një çështje: 1 vit zgjati marrja e vendimit përfundimtar për tenderin e Pastrimit të Orikumit! KPP bashkë me Ermal Dredhën e Bashkisë Vlorë, kishin plot 1 vit që e zvarrisnin prokurimin e pastrimit të qytetit turistik. Më në fund ishte marrë vendimi “historik” i KPP: Dredha u lejua të luajë me tenderin.

Ky është vendimi i KPP i datës 27 qershor 2025: Të lejojë autoritetin kontraktor (Ermalin) për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-16795-08-21-2024, me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”. Një turp i vërtetë! Qyteti ishte në sezon turistik, Dredha vazhdonte bënte letrat e tenderit për pastrimin.

Më 23 shtator 2024, Bashkia Vlorë kishte hapur tenderin 236 milionë lekë (pa TVSH) për pastrimin e qytetit të Orikumit. Këtu fle lepuri. Paratë e taksapaguesve i nënshtrohen pazarit të korrupsionit, duke shkelur ligjin e prokurimeve.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”. Procedura ishte “denoncuar” në KPP! Paradoksalisht, denoncon sipërmarrësi që ka pasur kontratën me Dredhën dhe i linte rrugët e Orikumit në pisllëk. Ai që është përgjegjës për koshat e tejmbushur që nuk largoheshin me javë të tëra nga lagjet e qytetit, për fushën e plehrave që digjej në anë të Orikumit, kërkon ta përsërisë kontratën me Dredhën.

Kështu muajt e tjerë, madje ato më kryesorët gjatë sezonit të plazhit, Orikumi vazhdoi me situatën e rënduar të pastrimit.

Në tetor 2024 firma “Silver” SHPK është ankuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin, me argumentin se ka gabime në përllogaritjet e kostove për disa zëra, si dhe janë vendosur kritere që diskriminojnë operatorët.

Firma “Silver” shpk është në pronësinë Linard Balanit. Kujtojmë se ky biznesmen ka firmosur kontratën më 19 qershor 2023 me Ermal Dredhën për pastrimin e Orikumit për afatin 1 vit. Në arkën e Balanit u derdhën 28 382 266 lekë të taksapaguesve të Orikumit, megjithëse situata e pastrimit ishte skandaloze.

Në datë 15 tetor 2024, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 1443/2024, ku vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e “Silver” SHPK dhe i kërkoi Dredhës të bëjë disa modifikime  në tender që janë në kundërshtim me ligjin.

Pingpongu mes Bashkisë Vlorë dhe KPP do të vazhdonte deri në qershor 2025!

Ku shkojnë paratë e shtuara për pastrimin e Orikumit?

Dredha mori sërish kohë dhe e rihapi më në fund tenderin e pastrimit të Orikumit në gusht 2025. Këtë radhë i kishte shtuar edhe 50 milionë lekë fondit limit.

Më poshtë është tabela e mjeteve që operatori fitues do të përdorë për pastrimin e Orikumit dhe të fshatrave përreth.

Si ka mundësi, që të jepet një fond prej 300 milionë lekësh dhe qyteti të pastrohet me vetëm një makinë? Plehrat qëndrojnë kapicë nëpër kosha derisa t’u vijë radha e grafikut të mjetit të vetëm të pastrimit.

KPP e drejtuar në atë kohë nga Jonaid Myzyri, aktualisht në arrest shtëpiak për korrupsion, ndërsa tani nga zëvendësi i tij Fiorent Zguro, në vend që të urdhërojnë shtimin e mjeteve dhe të personelit, bëhet pjesë e pazareve të tenderit.

Ndryshon “dora”, vjen Elis Halili në vend të Ermal Dredhës

Ish-Kryebashkiaku Elis Halili, që zëvendësoi Ermal Dredhën, ka marrë menjëherë në dorë tenderin. Me këtë ndryshim “dore” të pazarit të tenderit, ka edhe situatë të re në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Halili ka preferuar t’ia japë tenderin biznesmenit Fiqiri Allmuca që është pronar i kompanisë “Pastrime Silvio shpk”, ndërsa Fiorent Zguro kërkon ta përmbysë vendimin dhe t’ia japë tenderin Luan Kaprit të firmës “Rej” shpk.

Vetëm një javë pasi ishte ulur në kolltukun e kryetarit të bashkisë, në datën 22.09.2025, bashkia ka zhvilluar procedurën e prokurimit.  Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë Orikum”, me fond limit 27,910,435 lekë pa TVSH. Në datën 10.10.2025, bashkia ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Nga tabela mësipër shihet se  “Pastrime Silvio” SHPK me ofertë 22,299,304.8 lekë dhe “Korsel” SHPK meofertë  22,931,011.2 lekë janë të renditur më sipër kompanisë “Rej” SHPK.

A ka hyrë në lojë Brunilda Mersini?

Sic shohim nga kjo odise e tenderit, koha qenka flori për zyrtarët e korruptuar dhe biznesmenët, por jo për Orikumin.

Për të fituar kohë dhe për të futur në lojë kryetaren e të bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, të zgjedhur në 9 nëntor 2025, kompania “Rej” shpk e dërgon tenderin sërish në duart e KPP-së. Më 3 nëntor 2025 është regjistruar ankesa “Rej”shpk pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe Bashkisë Vlorë.

Në këtë “padi” kundërshtohet kualifikimi i ofertave të paraqitura nga operatori ekonomik “Korsel” SHPK dhe operatori ekonomik “Pastrime Silvio” SHPK. Sipas “padisë” pretendohet se kompanitë e mësipërme nuk kanë kapacitete dhe kanë bërë dekarime të rreme për mjetet që do të angazhojnë në këtë kontratë.

Më datë 13 nëntor 2025, bashkia ka dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion, dokumentacion si dhe aktin e trajtimit të ankesës së operatorit ekonomik ankimues, në të cilën është vendosur mospranimi i ankesës.

Dhe vendimi i marrë nga KPP më 20 nëntor 2025 është shenjë se pastrimi i Orikumit do të zvarritet sërish.

KPP urdhëron kompaninë “Korsel” shpk të paraqesë dokumentet origjinale. Ndërsa për kompaninë “Pastrime Silvio” shpk nuk është marrë asnjë vendim për momentin. Kjo e lë të hapur pazarin, që do të thotë humbje e re kohe për Orikumin. Qyteti do të vazhdojë të vuajë shërbimet e këqija të bashkisë Vlorë, megjithëse paguan rregullisht taksa për pastrimin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: brunilda mersiniElis Haliliermal dredhaLuan Kapritender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e Metës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com