GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasada e SHBA publikon rrëfimin e gjyqtares së GJKKO: Jam përballur…

11:13 - 28/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada e SHBA publikon rrëfimin e gjyqtares së GJKKO: Jam përballur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saide Dollani ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është dashur të përballet që në momentin që vendosi të bëhej gjyqtare.

Ajo shprehet se është kërcënuar bashkë me familjen nga eksponentë të krimit të organizuar gjatë punës së saj si gjyqtare.

Videoja e rrëfimit të saj është publikuar nga ambasada e SHBA në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas në mars.

“Gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, jemi krenarë të prezantojmë gra të jashtëzakonshme që po ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë. Një prej tyre është gjyqtarja Saida Dollani, zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).”, thuhet në postimin e ambasadës.

“Unë jam Saida Dollani, nënkryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në moshën 24-vjeçare vendosa të bëhesha gjyqtare për të kontribuar konkretisht në vendosjen e shtetit ligjor që po lindte pas diktaturës së gjatë. Vështirësitë dhe paragjykimet për shkak të të qenit femër ishin të shumta. Kam hasur paragjykime për vendimin që kam marrë për të ndjekur karrierën si gjyqtare në të njëjtën kohë si nënë e dy fëmijëve, 6 vjeç e 7 e gjysmë. Vështirësia e dytë ishte lufta kundër paragjykimit se një gjyqtare femër nuk do të ishte aq e aftë dhe e fortë sa duhej për të gjykuar çështjet penale.

Në një karrierë të gjatë si gjyqtare, nuk kam bërë kurrë kompromis me padrejtësitë dhe paligjshmërinë, kam hasur edhe presione, edhe kërcënime. Edhe familja ime ishte pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar. Burri im ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Ato i krijuan shumë shqetësim, por ai kurrë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ti e ke marrë përgjegjësinë e gjyqtarit, bëje detyrën sa më mirë. Nuk po e bën vetëm për fëmijët e tu, po e bën për fëmijët e të gjithëve.

Sot, i them çdo vajze dhe gruaje që secila prej jush shkruan historinë e saj të karrierës, ndaj përqafoni cilësitë tuaja më të mira dhe mos e nënvlerësoni kurrë potencialin që keni për ta bërë botën më të mirë. Qëndroni të fortë dhe vazhdoni të kapërceni të gjitha pengesat që hasni në karrierën tuaj. Ju jeni pasuria më e vlefshme e vendit tuaj, ndaj kontributi juaj është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive. Nënës sime, i them faleminderit dhe mirënjohëse së pafund që e bëri kaq mirë detyrën e saj, duke më dhënë të gjithë forcën dhe dritën e duhur për të parë qartë se ligji është i barabartë për të gjithë”, thotë gjyqtarja.

Etiketa: ambasada. gjyqtare

Lajme të lidhura

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë
Breaking Views

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

23:23 - 26/01/26
Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:16 - 26/01/26
Vetingu/ Vendim i KPA-së: Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës
Aktualitet

Vetingu/ Vendim i KPA-së: Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës

21:08 - 26/01/26
Para
Nuk pranon të paguajë për dosjen e tij, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK

Nuk pranon të paguajë për dosjen e tij, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë
Breaking Views

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

23:23 - 26/01/26

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena...

Lexo më shumë
E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht?

E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht?

22:41 - 26/01/26
JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex

JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex

22:27 - 26/01/26
Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:16 - 26/01/26
Vetingu/ Vendim i KPA-së: Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës

Vetingu/ Vendim i KPA-së: Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës

21:08 - 26/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com