GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme

12:09 - 22/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori amerikan: Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është shprehur se ky është momenti që Serbia ka vetëm një rrugë, ajo është Perëndimi dhe Bashkimi Evropian (BE).

Hill për mediat serbe ka theksuar se ajo çfarë po ndodh në Ukrainë, është situatë krejt ndryshe nga ajo e Kosovës në vitin 1999.

“Për dallim nga e kaluara, kur në Serbi mendohej se ekziston një rrugë e tretë, se vendi nuk është as Lindje e as Perëndim, se është disi e veçantë, se shkon në rrugën e vet, tani shumica e serbëve mendojnë se ka një rrugë të drejtë dhe një rrugën e gabuar dhe duan të zgjedhin rrugën e duhur”, është shprehur Hill.

Siç tha ai, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të ketë “një ushtri të vetë-mjaftueshme dhe të blejë armë nga vende të ndryshme, apo t’i bashkohet mbrojtjes kolektive. Serbët duhet të vendosin për këtë dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto i them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit.”

Hill bënë me dije se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme” dhe bëri thirrje që ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 të mos lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ato janë vende fqinje. Serbët jetojnë në Kosovë dhe ka shumë gjëra në Kosovë që janë të rëndësishme për Serbinë. Fqinjët duhet ta zgjidhin këtë. Mënyra e duhur është dialogu dhe negociatat me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel”.

Së fundmi, ambasadori deklaroi se beson se të gjithë elementët duhet të jenë në tryezën e bisedimeve.

“Nëse flasim për integrimet euroatlantike, ato janë gjithashtu një element në atë tryezë të bisedimeve. Kur negocion, njëra palë dëshiron një gjë, pala tjetër dëshiron diçka tjetër, por atëherë duhet të flasësh për këtë”.KP

Etiketa: Kosoverajion

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Zgjedhjet për kreun e PD-së, Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 14 mijë anëtarë

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 14 mijë anëtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve
Aktualitet

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve

10:34 - 19/03/26

Policia kriminale gjermane zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi në Greven. Pesë shqiptarë dhe një gjerman u arrestuan. Vetëm hashashi...

Lexo më shumë
Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26
Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

09:53 - 19/03/26
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në Vlorë, lundrimi pezullohet deri në fund të nëntorit

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën

09:49 - 19/03/26
Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni  i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

09:34 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com