GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia ishte e përgatitur për negociata në Bruksel, por jo edhe të tjerët

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia ishte e përgatitur për negociata në Bruksel, por jo edhe të tjerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e duhur” gjatë dialogut me Kosovën m 18 gusht në Bruksel. Në një video-adresim të tij, të publikuar më 19 gusht në Twitter nga Ambasada amerikane në Serbi, thuhet se kjo është gjë e mirë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por edhe për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Serbi.

“Mendoj që kemi shumë çështje të përbashkëta që mund të punojmë. Jo gjithçka që bëjnë SHBA-ja dhe Serbia duhet të lidhen me Kosovën. Ne duhet të punojmë shumë në çështjen me Kosovën, duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët, por mendojmë që ka edhe çështje tjera që mund të punojmë me Serbinë dhe jam shumë i inkurajuar nga ajo që pash dje”, tha Hill.

Sipas ambasadorit, dita e djeshme në Bruksel ishte me shumë diskutime, shumë takime dhe shumë negociata.

“Të gjithë jemi disi të dëshpëruar që nuk mund të zgjidhnim çështjet në periudha afatshkurta apo afatgjate, por mendoj që kishte zhvillime pozitive”.

Ai tha se në takimin midis Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit shkoi i përgatitur “për të negociuar dhe vërtetë bëri punët e shtëpisë”.

Ky takim, nën ndërmjetësimin e BE-së, përfundoi pa asnjë marrëveshje.

“Prandaj, mendoj se ata [Serbia] vërtetë tentuan që të ishin fleksibil dhe për të gjetur zgjidhje”, tha Hill.

Rundi i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë u thirr me synim që të ulen tensionet midis dy shteteve, pas ngritjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri të Kosovës në fund të korrikut dhe fillimit të gushtit.

Pasditen e 1 gushtit, serbët lokalë në veri të Kosovës hoqën barrikadat, dhe Qeveria e Kosovës u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Ambasadori Hill tha se rezultatet e takimit të Brukselit ishin zhgënjyese, por shtoi se bisedimet po vazhdojnë dhe në këtë kuadër ai përmendi edhe vizitën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Prishtinë.

“Bisedimet në Prishtinë do të jenë shumë të rëndësishme”, tha ai.

Escobar dhe Lajçak pas Prishtinës do të qëndrojnë edhe në Beograd. Vizita e zyrtarëve perëndimore në Kosovë dhe Serbi po shihet si përpjekje për të bindur palët që të gjejnë zgjidhje para 1 shtatorit, kur nis zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë dokument, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës qe 11 vjet dhe derivon nga Marrëveshja për lirinë e lëvizjes që palët kanë arritur në Bruksel më 2011.

Serbia ka thënë se do një zgjidhje kompromisi për këto dy çështje, ndërkaq Kurti ka thënë se vendimet janë të bazuara në ligj, por edhe në marrëveshjet e arritura më herët në kuadër të dialogut të Brukselit.

Kryeministri kosovar ka shprehur gatishmërinë që të heqë dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje, nëse edhe Serbia vepron njësojë.

Pas takimeve në Bruksel, Serbia ka pretenduar se ka ofruar zgjidhje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, por sipas Vuçiqit, ato janë refuzuar kryeministri Kurti.

Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që makinat me targat që i lëshon Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, në vend se të regjistrohen në RKS – Republika e Kosovës – të regjistrohen në KS – akronim që paraqet status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket dokumenteve për hyrje/dalje, Beogradi ka kërkura që ato të mos lëshohen për serbët që jetojnë në Kosovë, veçmas në veri.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a do t’i shqyrtojë zgjidhjet e kompromisit për të cilat ka folur Beogradi dhe a është e gatshme për ndonjë kompromis, por zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se lidhur me këto çështje, është paraparë që Kurti t’i drejtohet publikut më 24 gusht, raporton REL.

 

Etiketa: AmbasadoriamerikanbeogradBrukselSerbia

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
Reshje të dendura shiu në Elbasan, përmbyten rrugët e qytetit

Reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet
Sport

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Lexo më shumë
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com