GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Kemi fuqinë, por nuk e sulmojmë Iranin

14:59 - 15/04/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Kemi fuqinë, por nuk e sulmojmë Iranin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka folur rreth sulmit që Izraelit iu bë nga Irani.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, e pyetur nëse Izraeli do i kundërpërgjigjet sulmit, Peleg u shpreh se Izraelit nuk i mungojnë kapacitetet apo fuqia për të nisur një luftë, por nuk duan të bëhen shkak për të përkeqësuar situatën në rajon.

Ajo tha se Irani duhet të marrë parasysh këtë e mos të mendoj se janë të pafuqishëm kundër tij, por duhet të shikojë nëntekstet e heshtjes së Izraelit.

Megjithatë, ajo shtoi se “pritet se në ditët në vijim qeveria jonë do të bëjë të ditur se çfarë kemi në plan”.

“Çështja kryesore tashmë është a do të marrë hak Izraeli apo jo? Unë besoj se ka një dilemë pasi nga një anë ne nuk duam të japim shkak për të përkeqësuar situatën në rajon dhe as nuk e kemi për qëllim të krijojmë një front lufte. Izraeli që nga 7 tetori është në mes të një lufte. Në mes të një lufte shumë të rëndësishme në Gaza kundër organizatës terroriste Hamas dhe ne nuk kemi për qëllim të hapim një tjetër front lufte.

Iranianët duhet ta kenë të qartë që nëse ne nuk bëjmë zë, ka një nëntekst pas kësaj heshtjeje. Nëse ne duam të marrim hak, ne mund të marrim hak dhe mund ta gjejmë mënyrën dhe kohën për ta bërë këtë.

Fakti që ne nuk po e sulmojmë Teheranin edhe pse e kemi fuqinë për ta bërë këtë, është jo sepse jemi të dobët, kjo vjen prej fuqisë sonë dhe unë besoj se në ditët në vijim qeveria jonë do të bëjë të ditur se çfarë kemi në plan. Mirë është të mos i përsërisin sulme të tilla, të mos e provojnë më atë që provuan 24 orë më parë”,-tha ambasadorja Peleg.

Etiketa: IranIzrael

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
U godit nga treni në Prishtinë, ndërron jetë 21-vjeçarja

U godit nga treni në Prishtinë, ndërron jetë 21-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com