GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Amerikanët padisin Air Albanian në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Amerikanët padisin Air Albanian në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër flamurit shqiptar të ajrit, Air Albania, si i pandehur i parë, dhe Turkish Airlines si i pandehur i dytë, para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke pretenduar shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200.

Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë.

“Në shkelje të mëtejshme të kontratës, Air Albania nuk ka arritur ta ridorëzojë avionin; dhe vazhdon të operojë në mënyrë të paligjshme avionin 3676 [ZA-ASM],” shkruan kompania amerikane në padi.

Ajo i ka kërkuar gjykatës një urdhër ndalimi kundër çdo operacioni të mëtejshëm me ZA-ASM, një urdhër për të konfirmuar ndërprerjen e kontratave të qirasë dhe për të ridërguar të dy avionët me motorë, paratë e papaguara të qirasë dhe dëme e kosto të paspecifikuara.

Kapitali ka mundur të sigurojë dispozitivin e padisë së depozituar në gjykatën britanike.

 

Amerikanët padisin Air Albanian në gjykatën angleze:

Padia e GA Telesis ndaj Air Albania ne gjykaten britanike

Kompania amerikane tha se i bëri një kërkesë zyrtare Turkish Airlines, si garantues sipas marrëveshjes së qirasë së Air Albania, për pagesën e qirave të papaguara më 14 korrik, të cilën kompania turke refuzoi ta respektonte.

Lajmi i padisë është bërë publik fillimisht nga Ch-Aviation, një portal zvicerian i specializuar në lajmet e aviacionit. Portali zvicerian ka kontaktuar edhe palët për këtë zhvillim.

GA Telesis refuzoi të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim, ndërsa Air Albania dhe Turkish Airlines nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura të ch-aviation për koment.

Turkish Airlines mban një pjesë prej 49% të aksioneve në Air Albania. Të dhënat e Flightradar24 tregojnë se ZA-ASM është parkuar në Aeroportin e Stambollit që nga 6 gushti, pak pasi GA Telesis ngriti padinë.

Disa media shqiptare raportuan se avioni ishte konfiskuar, megjithëse ch-aviation nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Ndërkohë, avioni ZA-MMK është pezulluar në Aeroportin e Stambollit që nga 22 korriku 2024.

Air Albania nuk operon më avionë të brendshëm dhe mbështetet vetëm në kapacitetin e avionëve të marrë me qira për të kryer aktivitetin e saj. Aktualisht kompania po operon me qira dy A320-200, nga Fly2Sky (LZ-FSA, msn 4247) dhe Dan Air (YR-DSE, msn 2479).

Kontrata e qirasë me amerikanët

Kontrata e qirasë mes GA Telesis, LLC dhe Air Albania u lidh në vitin 2023. Në atë kohë, kompania amerikane njoftoi dorëzimin e dy avionëve A320 me qira afatgjatë për Air Albania. Avionët ishin pjesë e flotës në pronësi të GA Telesis dhe iu dorëzuan Air Albania në tremujorin e parë të vitit 2023.

“Grupi i Qirasë, Investimeve, Financimit dhe Tregtimit (“LIFT”) i GA Telesis vazhdon trajektoren e tij të rritjes, duke blerë asete me cilësi të lartë, duke investuar në mirëmbajtje dhe duke i vendosur ato me qira afatgjatë. Këta avionë u blenë nga GAT vitin e kaluar me objektivin e ri-dislokimit të tyre në një treg global pasagjerësh në rimëkëmbje, duke mbështetur zgjerimin e shërbimeve ajrore të Air Albania në rajonin e tyre mes industrisë së udhëtimeve në përmirësim,” thuhej në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të GA Telesis në atë kohë.

“Jemi të emocionuar që mbështesim planet e rritjes së flotës së Air Albania, ndërsa ato vazhdojnë t’u shërbejnë kërkesave në rritje të udhëtimit ajror të tregut të tyre”, do të shprehej atëherë David Ellis, Drejtor Global i Qirasë dhe Tregtimit në GA Telesis. Por Air Albania nuk pagoi paratë dhe tani çështja përfundoi në gjykatat angleze. /Kapital.al

Etiketa: air albaniaamerikaneGjykate

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
Rama fyen rëndë shqiptarët e trojeve që po mbajnë gjallë turizmin: Po na ndotin vendin…

Rama fyen rëndë shqiptarët e trojeve që po mbajnë gjallë turizmin: Po na ndotin vendin…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com