GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Amerikanët “zbarkojnë” me mesazhe mbi Berishën!

19:00 - 16/12/21
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Amerikanët “zbarkojnë” me mesazhe mbi Berishën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sinjalet më të fundit nga DASH për situatën tejet të kamufluar në PD kanë dhënë sinjalet e qarta, drejtpërdrejt tek secili qytetar, por mbi të gjitha te…e gjithë familja blu: Zero tolerancë për çdokënd që trajtohet si minues i demokracisë dhe konsumues i korrupsioneve të larta. Lëvizjet e tanishme të Berishës janë të stilit “bixhoz pa pare”, duke ditur fare mirë që guri i rëndë që peshon në qafën e tij, njëherësh ka atë rëndesë specifike totalisht të paevitueshme për njeriun që uzurpoi zyrat e së djathtës, me stilin e së vjetrës: Përça e sundo!

Tashmë në “terren” kanë zbritur ustallarët, të cilët fillimisht po çojnë selam me anë të mesazheve të koduara, por edhe tërësisht të qarta: Zero amnisti, zero falje, zero ndjesë, zero prapësim! Dhe një diçka të tillë Saliu e ka kuptuar fare mirë dhe tashmë i ka mbetur në dorë vetëm: Çim Peka dhe një kastë e vjetër edhe ajo e konsumuar dhe së shpejti e regjistruar në database të shumtë të përfitimit nga pushteti. DASH është aty për të përcjellë për të disatën herë që, jo vetëm që SHBA nuk kanë konsumuar një hap fals dhe të pamenduar, kurrsesi, por për të rithënë për të miliontën herë në folenë e Saliut dhe gjithë eskortës së tij që:

SHBA nuk mund të negociojnë, dialogojnë, bashkëpunojnë e ratifikojnë asnjë gjë, me ish-zyrtarë, të cilët janë klasifikuar si minues të demokracisë. E në këtë mënyrë në shpatullat e brishtë të Lulzim Bashës dhe skuadrës së tij ka “aterruar” më së fundmi edhe flota amerikane e bindjes, argumentit, karshi falsitetit për një cenim të sovranitetit, brenda shtëpisë së lirisë.

DASH ishte si kurrë ndonjëherë më parë i qartë dy herë: Së pari me reagimin e zëdhënësit për linçim të ambasadores Kim, dhe së fundmi vetëm sot për shifrat e asaj çka ndodhur e veprohet me personat, të cilët janë në rreth të kuq, për shkak se vitet e tyre të qeverisjes kanë prodhuar korrupsion të fortë dhe minim të politikave gjeostrategjike. Dikush mund ta perceptojë këtë fakt si një bonus për Bashën në një situatë “zjarri” në PD, por kjo është mbi të gjitha një thyerje hundësh definitive dhe direkte në drejtim të Berishës nën mesazhin e koduar: Kujdes, mos luaj me integritetin dhe staturë institucionale të DASH, të pëercjellë nëpërmjet ambasadorit amerikan.

E për hir të unitetit dhe momentit prag-përçarës të kampit opozitar, sërish DASH po kërkon të risjellë në vëmendje refuzimin kategorik të çdo lloj negocimi për këtë kategori personash. Pjesa tjetër mbetet në ndërgjegjen dhe koshiencën e gjithkujt për të menduar e parë pak më gjatë se emotiviteti aktual.

Etiketa: amerikanetkryesore2mesazheSali Berishazbarkim

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzon 3 dekretet e Metës

Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzon 3 dekretet e Metës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com