GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AMF: Rriten me 4.6 % asetet e pensioneve private

12:21 - 26/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
AMF: Rriten me 4.6 % asetet e pensioneve private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i pensioneve private vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit mars numri i kontribuuesve arriti në 31,680, në rritje vjetore me 4.6%. Në tre muajt e parë të këtij viti, numri i kontribuuesve në këto fonde është rritur me 660 anëtarë ose rreth 2.1%. Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten më të larta. Vlera e tyre në fund të muajit mars 2021 arriti në 3.78 miliardë lekë, në rritje me 22.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 5% që nga fillimi i këtij viti.

Me një vlerë totale prej rreth 30 milionë eurosh, ky treg ngelet ende shumë i vogël., por sidoqoftë ai u ndikua më pak nga kriza e pandemisë krahasuar me tregun paralel të fondeve të investimit. Vijimësia e rritjes në tregun e fondeve të pensioneve private mund të shpjegohet së pari me natyrën e ndryshme të këtyre fondeve, që janë më shumë një kursim për pleqërinë, sesa një formë e mirëfilltë investimi. Personat e anëtarësuar në këto fonde kanë vijuar të rrisin kontributet e tyre, edhe sepse në një pjesë të konsiderueshme ata janë pjesë e skemave që financohen ose bashkëfinancohen nga punëdhënësit e tyre. Zakonisht, skemat e financimit të pensionit të punonjësve i takojnë kompanive të mëdha dhe shëndetshme financiarisht, që nuk u prekën shumë nga kriza dhe vazhduan të derdhin kontribute. Sipas të dhënave nga AMF, në fund të vitit 2020 rreth 56% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve janë të përfshirë në plane individuale të pensionit vullnetar, ndërsa rreth 44% e tyre në plane profesionale të krijuara nga punëdhënësit për punonjësit e tyre.

Në këndvështrimin e kontribuuesve individualë, kriza e vitit të kaluar shtoi pasigurinë dhe nxiti prirjen e njerëzve për të kursyer. Kjo u ilustrua qartë vitin e kaluar nga rritja më e lartë në një dekadë e depozitave bankare dhe konfirmohet pjesërisht edhe nga rritja dyshifrore e aseteve të pensioneve private.

Legjislacioni shqiptar i përjashton kontributet për pension privat nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në një kufi prej 200 mijë lekësh në vit nga punëmarrësi dhe 250 mijë lekë në vit nga punëdhënësi. Megjithatë, përfitimi i zbritjes nga tatimi në praktikë është i ndërlikuar, sidomos në rastet e kontribuuesve në skemat individuale. Sipas drejtuesve të shoqërive që administrojnë fondet, shpesh individët përballet me refuzimin e institucionit punëdhënës për të zbatuar zbritjen fiskale të kontributit, që, sipas tyre, mund të vijë si pasojë e paaftësisë për të përthithur të gjithë kuadrin ligjor, por edhe nga papërgjegjshmëria për ta zbatuar atë.

Tregu i pensioneve private në Shqipëri është një treg ende i ri dhe zgjerimi i mirëfilltë i fondeve nisi vetëm një dekadë më parë, pas hyrjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 56% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 27%, Raiffeisen pension me 10% dhe Albsig Pension me 7%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 2%.

Asetet e këtyre fondeve janë të investuara në pjesën dërrmuese në obligacione të qeverisë shqiptare, kryesisht me maturitet afatgjatë, me qëllim sigurimin e kthimeve më të larta.

Etiketa: Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiareekonomifondepensione private

Lajme të lidhura

Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së
Aktualitet

Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

08:49 - 13/12/25
Rama rrit rrogat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, shtesa deri në 150 mijë lekë për pozicione kyçe
Breaking Views

Rama rrit rrogat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, shtesa deri në 150 mijë lekë për pozicione kyçe

17:46 - 12/12/25
Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në!
Aktualitet

Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në!

16:15 - 12/12/25
Para
Rinumërohen 40 nga 108 kuti në qarkun e Durrësit, LSI rikuperon vetëm tre vota

Rinumërohen 40 nga 108 kuti në qarkun e Durrësit, LSI rikuperon vetëm tre vota

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com