GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Amnistia fiskale/ Euro në pikiatë, pëson uljen më të madhe në 20 vitet e fundit

08:41 - 06/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia fiskale/ Euro në pikiatë, pëson uljen më të madhe në 20 vitet e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë.

Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak kohë në fillim të marsit, duke arritur deri në 127 lekë, si rrjedhojë e pasigurive që u shkaktuan në furnizime nga kriza e shkaktuar nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas, kursi iu rikthye ekuilibrave.

Nga fillimi i qershorit deri tani, euro ka humbur pikë vazhdimisht në tregun vendas. Aktorët e tregut të këmbimeve thanë se kjo dukuri lidhet me dy faktorë: -Faktori i parë lidhet me efektet sezonale të turizmit. Ky i fundit po i kthehet normalitetit pas pandemisë dhe të dhënat e INSTAT treguan se për 5 mujorin, hyrjet e të huajve në vend ishin 12% më të larta më të larta se sa viti 2019, kur ishte shënuar dhe viti më i mirë historik për turizmin deri tani. Si rrjedhojë, prurjet e valutës nga turizmi janë shtuar.

-Faktori i dytë lidhet me hyrjet informale, që gjithnjë kanë ndikuar në shtimin e ofertës së valutës në vend.

Sipas operatorëve, pas lajmeve për amnistinë fiskale, ka një shtim të hyrjeve të flukseve informale të parasë, duke qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në zhvlerësimin e euros.

Nismat e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit dhe aplikimin e një amnistie fiskale, edhe nëse nuk bëhen ligje të zbatueshme, po përkthehen si sinjale pozitive për aktivitetet e paligjshme, trafikantët dhe të korruptuarit.

Amnistia parashikon legalizim të cash-it deri në 2 milionë euro, si dhe legalizim të kapitalit jashtë e brenda, përfshirë dhe pasuritë e paluajtshme, kundrejt një tarife prej 7-10%.

Operatorët e tregut pohojnë se euro pritet të jetë e dobët në javët në vijim, teksa historikisht në gusht valutat janë të dobëta për shkak të efekteve sezonale të turizmit dhe kthimit të emigrantëve./Monitor/

 

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bën deklaratën e fortë për Borën dhe Donaldin (FOTO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bën deklaratën e fortë për Borën dhe Donaldin (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com