GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AMP publikon bilancin e korrikut: Janë referuar 54 raste në prokurori, 8 punonjës policie të arrestuar dhe 6 nën hetim disiplinor

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
AMP publikon bilancin e korrikut: Janë referuar 54 raste në prokurori, 8 punonjës policie të arrestuar dhe 6 nën hetim disiplinor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 11 persona gjatë muajit korrik, 8 prej tyre punonjës policie.

Në Prokurori janë referuar 54 raste për hetim ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht për shpërdorim detyre, veprime arbitrare dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjatë korrikut, AMP ka trajtuar edhe 111 ankesa të qytetarëve, ndërsa ka kryer 3 inspektime dhe ka nisur hetime disiplinore për 6 punonjës policie.

Në fokus të referimeve kanë qenë kryesisht rastet e shpërdorimit të detyrës, veprimeve arbitrare, dëmtimeve të tjera me dashje dhe kanosjes, si dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas AMP-së, çështjet e referuara ndahen në:

14 raste për shpërdorim detyre, ndaj 15 subjekteve;

25 raste për veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje, kanosje etj.;

5 raste për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj 5 subjekteve dhe 1 shtetasi.

111 ankesa të trajtuara

Gjatë korrikut, AMP ka administruar 111 ankesa. Nga këto, 15 janë vlerësuar si të bazuara, 62 të pabazuara, ndërsa në 32 raste shkeljet nuk janë provuar. Në 2 raste janë hapur dosje penale.

Gjithashtu, janë administruar edhe 160 ankesa administrative.

420 telefonata nga qytetarët

Në linjën e komunikimit me qytetarët janë regjistruar gjithsej 420 telefonata. Prej tyre, 253 kanë qenë brenda fushës së veprimtarisë së AMP-së, 104 jashtë kompetencës së saj, ndërsa në 63 raste qytetarëve u është dhënë informacion.

Procedime disiplinore

Komisioni Disiplinor i AMP-së ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë ndaj 6 punonjësve të Policisë.

Për një punonjës është vendosur mosfillimi i hetimit, pasi shkelja nuk është provuar. Ndërkohë, për 26 punonjës policie dhe 2 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, procedurat janë ende në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit.

Gjatë korrikut, AMP ka kryer gjithashtu 3 inspektime, një të planifikuar dhe dy të paplanifikuara, me qëllim verifikimin e veprimtarisë së strukturave përkatëse.

Bilanci i muajit korrik pasqyron aktivitetin e AMP-së në drejtim të hetimeve penale, procedimeve disiplinore, trajtimit të ankesave dhe komunikimit me qytetarët.

 

Etiketa: AMPbilancikorrik

Lajme të lidhura

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale
Breaking Views

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari
Aktualitet

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Para
Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale
Breaking Views

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në episodin e radhës të podcastit “Flasim” historitë e dy shqiptarëve që janë kthyer nga...

Lexo më shumë
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

10:31 - 11/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

10:00 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com