GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie, të dyshuar për shkelje në tendera

14:18 - 21/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tapë” në timon, arrestohet polici që shkaktoi aksidentin në Cërrik-Gramsh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të hetimeve për një procedim penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për të marrë masa sigurie ndaj disa punonjësve të policisë.

Masa e parë është “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj H. B., ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Falsifikim”.

Dy punonjës të tjerë, E. T. dhe J. C., janë pezulluar nga detyra dhe kanë ndalim për daljen jashtë shtetit për po të njëjtat akuza. Ndërsa një tjetër punonjës, I. SH., ka masa sigurie të ngjashme për shkelje të barazisë në tendera. Veprimet proceduriale lidhur me këta individë janë dorëzuar tek Prokurori për hetime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi i AMP:

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4 masa sigurie për punonjësit e policisë si më poshtë vijon;

LEXO EDHE:
Arrestohen tre policë/ Dy vëllezërit me uniformë rrahin qytetarin në Burrel, efektivi në Berat i dehur në makinë bëri aksident
Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

2. Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

3. Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

4. Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.

Etiketa: abuzim me tdneraAMPmase siguiiremerret vendimiPolic

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Nuk u lejuan të takojnë Metën në burg, Tedi Blushi: Me Qosen pata edhe një telefonatë, por…

Nuk u lejuan të takojnë Metën në burg, Tedi Blushi: Me Qosen pata edhe një telefonatë, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com