GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Analistët janë skeptikë për takimin e 2 majit

13:15 - 30/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Canaj: Moszbatimi i marrëveshjes me Serbinë pritet të zgjasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Ohrit, Brukseli do ta mbledhë në takim, më 2 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Për këtë takim, Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, sipas së cilës, palët pritet ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi dhe diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Këtë takim e shohin të vështirë njohësit e çështjeve politike, sipas të cilëve, tanimë Kosova e Serbia po hyjnë në fazën e fundit të dialogut disavjeçar.

“Ajo që është e qartë muajt në vijim do të jenë muajt vendimtar për përfundimin e shtetndërtimit ndërkombëtar të Kosovës, i cili pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 po përfundon tash me vendosjen e autonomisë asimetrike me elemente të autonomisë territoriale për komunitetin serb të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, Artan Muhaxhiri thotë se zhvillimet e fundit në vend do të kenë ndikim në takimin e 2 majit.

“Takimi i 2 majit do të jetë shumë i vështirë, shumë i rëndë sepse pozicionet janë diametrisht të kundërta dhe ndërkohë kanë ndodh shumë ngjarje të rëndësishme që me siguri do të kenë ndikimin e vet edhe në atmosferën e atij takimi, por ajo që është më me rëndësi, me siguri do të kemi hapa konstruktiv përpara sepse nuk mendoj që as bashkësia ndërkombëtare po as Kosova e Serbia nuk do të lejojnë të humbet aq lehtë progresi i arritur në Ohër”, ka thënë Muhaxhiri.

Më 18 shkurt, Kurti e Vuçiq u takuan në Ohër me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nënshkruan aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

RTK ka tentuar të marrë më shumë informata nga Qeveria e Kosovës për takimin e 2 majit, por që nuk është përgjigjur./RTK

Etiketa: KosovaKurtitakimi i 2 majitVucic

Lajme të lidhura

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit
Aktualitet

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit

09:07 - 17/03/26
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Para
Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi

Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit
Aktualitet

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit

09:07 - 17/03/26

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

Lexo më shumë
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 17/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026

07:47 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com