GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Analistët/ Pas përjashtimit të Rusisë, është momenti ideal për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

21:58 - 20/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Analistët/ Pas përjashtimit të Rusisë, është momenti ideal për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Kosovës i janë shtuar gjasat për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm evropian.

Njohës të integrimeve evropiane bëjnë me dije se Kosova e ka kohën të aplikojë për anëtarësim në institucionin më të vjetër të politikës evropiane.

Profesori Dritëro Arifi thotë se 34 nga 44 anëtarët e Këshillit të Evropës janë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

“Nëse ka vullnet politikë të vendeve që na ka njohur e që janë 34 prej 45 anëtarëve, minus Rusinë, gjasat janë shumë të mira që të pranohemi. Duhet lobim shtesë që Kosova të pranohet me të gjitha rregullat dhe procedurat që kërkohen”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arifi.

Se është momenti të pranohemi në Këshillin e Evropës e thotë edhe profesori Seb Bytyçi.

Sipas tij në rast se ndodh kjo, më së shumti do të përfitonin qytetarët që kanë punë me institucionet e drejtësisë.

“Përfitimi kryesor i një anëtarësimi të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë për qytetarët pasi ata do të kenë qasje në Gjykatën për të Drejtët e Njeriut. Pos kësaj është edhe aspekti diplomatik dhe politik i afirmimit të shtetësisë së Kosovës”.

Shtetasit e Kosovës do të mund t’i drejtoheshin këtij institucioni nëse do të mendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre nga shteti i Kosovës apo cilido shtet anëtarë i Këshillit.

Mirëpo kjo mund të arrihet vetëm kur janë shterur të gjitha mundësitë ligjore brenda vendit.

Procedurat kërkojnë që një shtet anëtarë i Këshillit të Evropës propozon anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave.

Pas kësaj Asambleja e Këshillit të Evropës kërkon opinion nëse Kosova i plotëson kriteret juridike për t’u bërë anëtar fuqiplotë.

Për anëtarësim kërkohen 2/3 e votave të përgjithshme që Kosova i ka, duke u bazuar në shtetet që kanë njohur vendin tonë.

 

 

Etiketa: ke3shilli europaianKosovaRusiukraina

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Sherr me thika në Elbasan, vritet një nga vëllezërit, tjetri rëndë

Kombinat/ Sherri mes dy personave degradon në përdorim armësh, përfundojnë në spital  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit rrëzoi kërkesën për ngritjen e...

Lexo më shumë
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com