GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Analisti hedh “bombën”: Vuçiçi i ka rrëmbyer 3 policët shqiptarë me qëllim që të krijonte…

23:26 - 26/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Analisti hedh “bombën”: Vuçiçi i ka rrëmbyer 3 policët shqiptarë me qëllim që të krijonte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Artur Zheji ka analizuar në detaje se çfarë fshihet pas lirimit të papritur të policëve të Kosovës nga Serbia.

I ftuar në “Top Story”, Zheji tha se shanset janë shumë të vogla, për të mos thënë jo ekzistente, që Orban të ketë qenë negociatori i lirimit të efektivëve të Kosovës. Sipas Zhejit, rrëmbimi i policëve të Kosovës në tokën shqiptare dhe më pas zvarritja e rastit me javë e muaj, ishte në qëllimet e tyre.

Megjithatë, goditja e Putinit nga grushti i shtetit dhe rënia e Rusisë në bursën ndërkombëtare bëri që plani i Vuçiç të dështonte, duke përmbushur kërkesën e Perëndimit.

Pjesë nga biseda:

Zheji: Në radhë të parë, duke mos njohur kufirin e Kosovës ata mund të të arrestojnë në mes të Prishtinës dhe thonë se është Serbi. Pra ka një “non sens” brenda një “non sensi”. Nuk besoj që është Orban, nuk kam informacion për këtë…

Karamuço: Vetë ai, Orban e ka thënë që “unë u bëra negociator”.

Zheji: Orbani? Mirë, ka qenë njëherë një Osman Gazepi që i vinte vetes medalje… Por mua nuk më rezulton Orbani për një arsye. Së pari, është e vërtetë që ka një marrëdhënie specifike me Vuçiçin, por nuk është një marrëdhënie e mirë, është marrëdhënie sepse ka një problem të hapur me Serbinë në Vojvodinë. Vojvodina është një krahinë me mazhorancë relative hungareze. Pra janë disa probleme shumë të mprehta dhe Orbani si një i djathtë nacionalist që është, i ka të hapura hesapet me Vuçiçin. Ndoshta është si teori konspiracioniste, por unë mendoj se kjo koincidon me një dobësim të papritur të Vladimir Putinit nga grushti i shtetit i mbetur në tentativë nga Prigozhin.

Ditën e premte të javës së kaluar të gjitha bursat botërore, si të premten edhe të shtunën, e lexonin këtë si një gjë shumë të rëndë, pra është diçka shumë e fortë dhe akoma nuk ka mbaruar kërcënimi. Kjo rrezikon presidentin Vladimir Putin.

Duma: Pra ti mendon që goditja e Putinit nga Wagner ka ndikuar në lirimin e policëve të Kosovës nga Serbia?

Zheji: Sipas të dhënave që kam unë, Vuçiçi i ka rrëmbyer 3 policët shqiptarë në tokën e tyre me qëllim që të krijonte një vatër destabilizimi sepse karremin ia dha vetë Kurti.

Ai e rriti shumë pjacën me këtë rrëmbim që bëri për të përmbushur porosinë e Kremlinit për të krijuar një vatër tensionesh dhe për të luajtur më mirë lojën 50 me 50 sa me Moskën aq edhe me Perëndimin. Pra të ishte i dëshiruari i Perëndimit me idenë që të mos përshkallëzohet situate, të mos kalojë në përshkallëzim dhe të krijojë një kallzues të turpshëm duke mbajtur zvarritur gjërat. Por historia ka treguar që këto raste mund të zvarriten me javë dhe me muaj, por atij i interesonte kjo gjë. Por rënia e papritur në bursë e pozitave gjeopolitike të Putinit, pra kjo e panjohura që sapo ishte formuar, bëri që ai të anonte papritur nga Perëndimi duke marrë një vendim të cilën këta të fundit ia kërkuan haptazi. Orbani pastaj ka qenë një dekor shumë interesant, është një president kontrovers që kurrë nuk ka marrë sanksione ndaj Rusisë dhe prapë është në NATO dhe BE. I tolerohen këto bizarrerit që ka ai, dhe ka shërbyer si aksesor, por ajo që ka ndodhur është tjetër gjë. Është kjo që sapo thamë./Top Channel

Etiketa: 3 policetArtur ZhejiVucic

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Godole sherr me Mërtirin për zgjedhjet në PD: Nuk harxhoj frymën me ty se nuk kupton

Godole sherr me Mërtirin për zgjedhjet në PD: Nuk harxhoj frymën me ty se nuk kupton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com