GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Foto galeri

Analiza e gazetës austriake “Der Standard”

20:40 - 27/10/17
në Foto galeri, Rajoni, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një analizë të gazetës austriake “Der Standard”, shkruhet se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Aleksandër Vuçiç po luajnë me kufijtë në Ballkan.
Gazeta më e madhe austriake “Der Shtandard” ka publikuar një analizë për Shqipërinë dhe Serbinë. Më konkretisht e përditshmja shkruan për lojën mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç për të thithur sa më shumë shtetas të kosovës që të marrin pasaportën shqiptare apo serbe. Analiza e gazetares Adelheid Ëoelfl, titullohet “Serbia dhe Shqipëria luajnë me kufinjtë e Ballkanit”.
Kjo e fundit thekson se krahas presidentit serb, politikën e “fqinjësisë” e ka zbuluar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Ai jo vetëm është përzierë në politikën e partive politike shqiptare në Maqedoni, por ka emëruar edhe katër shqiptarë nga Kosova si zëvendësministra. Dhe, ai paralajmëroi që do të lehtësojë qarkullimin në pikën kufitare me Kosovën”, shkruan Der Standard për Ramën.
Gazeta e njohur shkruan se e gjithë kjo sipas po ndodh në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në analizë theksohet se marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të çojë te një njohje indirekte e Kosovës nga Serbia. Por autorja Woelfl, nënvizon se rivendosja e kufijve në vija etnike, jo e bazuar në integritet territorial, është në interes të dy personave.
“Kjo i shërben para së gjithash dy politikanëve: presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilët prej disa kohëve e paraqesin veten si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptarëve, me qëllim për të arritur një ‘pajtim historik’, siç e quan Vuçiç”, shkruhet në analizë.
Ndërkohë, shkrimi mbyllet dhe me një kritikë për Bashkimin Europian. Sipas gazetës, shumica e përfaqësuesve të BE-së, kanë lavdëruar dy liderët, që kanë vizituar njëri-tjetrin. “Kjo është shumë e çuditshme, sepse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë ndonjë problem”, shton gazetarja austriake që konsiderohet si një njohëse e mirë e aktualitetit në Ballkan.

Etiketa: Der StandarSerbiashqipëria

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Balla inspekton qendrën e re Shëndetësore në Kamunah të Cërrikut

Të gjithë kundër pavarësisë së Katalonjës dhe në mbështetje të Spanjës

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com