GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

14:45 - 10/12/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të detajuara për shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian – për Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë – tani u takon 27 shteteve anëtare të bllokut që të shprehin qëndrimin e tyre duke miratuar të ashtuquajturat konkluzione të zgjerimit më 16 dhjetor.

Meqenëse ky dokument duhet të miratohet në mënyrë unanime, ai shpesh është më pak kritik sesa ai i KE-së – dhe shumë më i shkurtër.

Një draft i avancuar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, duket se ndjek logjikën e konkluzioneve të KE-së: Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina konsiderohen si shtetet që kanë bërë më së shumti përparim dhe BE-ja po shikon të anëtarësojë të paktën edhe një shtet para fundit të dekadës.

Sinjali më i dukshëm në dokument lidhet me Malin e Zi dhe përparimin e tij drejt anëtarësimit.

Siç pritej, dy pikat kyç janë të vendosura në kllapa, që do të thotë se vendet anëtare të BE-së ende nuk janë pajtuar për to.

Njëra nga to thekson se shteti “ka avancuar më shumë në negociatat e anëtarësimit dhe se 12 kapitujt negociues tani janë mbyllur përkohësisht”. Numri 12 vazhdon të jetë në kllapa. Kjo për faktin se Podgorica deri më tani ka arritur të mbyllë shtatë nga 33 kapitujt e politikave që duhet t’i mbyllë për t’iu bashkuar bllokut. Megjithatë, në Bruksel ka ende shpresë që deri në pushimet e Krishtlindjes do të përmbyllen edhe deri pesë kapituj të tjerë, edhe pse diplomatët me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë sugjeruan se numri përfundimtar mund të jetë më i vogël.

Sinjali i dytë në dokument është se ky shtet i vogël i Ballkanit Perëndimor po afrohet gjithnjë e më shumë që të bëhet së shpejti shteti i 28-të anëtarë.

Një tjetër fjali e vendosura në kllapa thekson se “Këshilli vendos që Grupi ad hoc i Punës për hartimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi do të themelohet më 2025”.

Këshilli, ku shtetet anëtare të BE-së mblidhen për takim në Bruksel, është i mbushur me grupe të ndryshme pune, në të cilat diplomatët trajtojnë çështje të ndryshme politike që nga fazat e hershme.

Fakti që një grup i ngarkuar me hartimin e traktatit për anëtarësim me Malin e Zi është gati të themelohet është shenjë se gjërat po bëhen serioze. Hartimi i këtyre traktateve vjen menjëherë pas mbylljes të të gjithë kapitujve negociues dhe përfaqëson aktin e fundit politik para anëtarësimit.

Por, nuk është gjithçka inkurajuese për Malin e Zi. Edhe disa “detyra shtëpie” se çfarë duhet të bëjë për të përfunduar “pjesën përmbyllëse” të rrugës drejt Brukselit ende nuk janë përcaktuar qartë.

Teksti thotë se Mali i Zi duhet të përmirësojë kapacitetin e tij administrativ dhe legjislacionin zgjedhor, veçmas sa i përket përshtatjes me standardet e BE-së për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Çështja madhore, megjithatë, është korrupsioni, me dokumentin që paralajmëron se “numri i dënimeve të formës së prerë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë mbetet i ulët”. Ai po ashtu thekson “nevojën që Mali i Zi të përmirësojë rezultatet e tij në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke siguruar dënime të formës së prerë, masa ndëshkuese, sekuestrim dhe konfiskim të pasurive”.

Nuk është befasi që lufta kundër korrupsionit është motivi kryesor për të gjitha vendet që kanë përparuar në procesin e integrimit. Në tekst nuk përmendet drejtpërdrejt skandali i fundit ukrainas që e detyroi të japë dorëheqje në fund të nëntorit Andriy Yermak, krahu i djathtë dhe shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, puna e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, që ndihmoi në rrëzimin e Yermakut është përshëndetur: Këshilli vlerëson pozitivisht rezultatet e arritura nga agjencitë më 2025, përfshirë një numër të konsiderueshëm hetimesh, veçmas në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Dokumenti inkurajon fuqishëm Ukrainën që të vazhdojë përpjekjet për të “përmirësuar edhe më shumë rezultatet dhe kapacitetet në këtë fushë”.

Raporti për zgjerim po ashtu paralajmëron politikanët ukrainas që të mos tentojnë të minojnë këto dy institucione, diçka që Zelensky tentoi ta bënte gjatë verës para se të tërhiqej nga vendimi për shkak të zemërimit të publikut. Dokumenti thotë se Brukseli se “do të mbetemi vigjilent për këtë çështje dhe nënvizojmë nevojën për t’u siguruar që në të ardhmen të mos ketë asnjë ndërhyrje ligjore ose politike për të ndikuar në punën e këtyre institucioneve”.

Për Moldavinë, teksti është pozitiv për luftën kundër pastrimit të parave dhe përpjekjeve për atë që njihet si “deoligarkizëm”. Megjithatë, as Moldavia e as Ukraina nuk do të avancojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE gjatë këtij viti. Hungaria e ka bërë të qartë se nuk do t’i japë dritën jeshile hapjes së ndonjë kapitulli me Kievin dhe Moldavia ende po tenton që të ndahet nga Ukraina në rrugën drejt bllokut.

Në vend të kësaj, shumica e kryeqyteteve të BE-së kanë pranuar që të presin derisa të mbahen zgjedhjet parlamentare në prill në Hungari për të parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim qëndrimi nga Budapesti. Teksti ofron pak sa i përket asaj se çfarë do të ndodhë me Kievin dhe Kishinjevin, teksa aty thuhet vetëm se Këshilli pret me padurim hapjen e kapitujve të parë për dy shtetet kandidate “sapo të plotësohen kushtet”.

Për Shqipërinë, e cila së voni arriti të hapë të gjithë 33 kapitujt brenda 13 muajsh (një kohë rekord për një shtet kandidat në BE), nuk ka asnjë indikacion se kur do të nis mbyllja e dosjeve, proces që është më i vështirë.

Teksa lufta kundër korrupsionit është po ashtu një kusht kyç për Shqipërinë, dokumenti thekson nevojën për përmirësimin e peizazhit mediatik në vend, duke rritur transparencën e pronësisë së mediave, duke siguruar dekriminalizimin e shpifjes dhe duke forcuar shoqërinë civile në përgjithësi.

Për vendet e tjera aspiruese, teksti është kryesisht i përzier, përveç Gjeorgjisë, e cila është kritikuar ashpër për “kthim prapa të demokracisë” gjatë viteve të fundit. Ndërsa nuk e quan vendin “kandidat vetëm me emër” siç bëri Komisioni Evropian në raportin e tij, Këshilli thotë se “veprimet e autoriteteve gjeorgjiane nuk përmbushin pritjet e BE-së nga një shtet kandidat” dhe se “procesi i anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE është bllokuar derisa autoritetet të tregojnë angazhim për të ndryshuar qëndrimin dhe për t’u rikthyer në rrugën e anëtarësimit në BE”./ REL

Lajme të lidhura

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret
Breaking Views

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret

23:09 - 10/12/25
“Kur zv.kryeministri tjetër u arratis nuk ra qeveria”/ Mit’hat Havari: Kur flet drejtësia të tjerët heshtin
Breaking Views

“Kur zv.kryeministri tjetër u arratis nuk ra qeveria”/ Mit’hat Havari: Kur flet drejtësia të tjerët heshtin

22:47 - 10/12/25
Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag
Breaking Views

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag

22:21 - 10/12/25
Para
12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë

12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret
Breaking Views

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret

23:09 - 10/12/25

Reali i Madridit është mposhtur nga Manchester City brenda në “Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë...

Lexo më shumë
“Kur zv.kryeministri tjetër u arratis nuk ra qeveria”/ Mit’hat Havari: Kur flet drejtësia të tjerët heshtin

“Kur zv.kryeministri tjetër u arratis nuk ra qeveria”/ Mit’hat Havari: Kur flet drejtësia të tjerët heshtin

22:47 - 10/12/25
Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag

22:21 - 10/12/25
Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia

Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia

22:01 - 10/12/25
Vendim i pakthyeshëm: KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha

Vendim i pakthyeshëm: KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha

21:24 - 10/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com