GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Analiza nga REL/ E vërteta mbi zbulimin e naftës dhe gazit në Shqipëri, deklaratat e Ramës janë…

19:03 - 17/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza nga REL/ E vërteta mbi zbulimin e naftës dhe gazit në Shqipëri, deklaratat e Ramës janë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ky vend gjendet pranë një zbulimi të madh të një vendburimi nafte, që, sipas tij, do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe, në një shkallë më të vogël, të vetë Evropës, nuk është e para e tillë. Deklarata të ngjashme, ai bëri edhe më herët, ashtu si edhe politikanë të tjerë të Shqipërisë. “Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë, të gazit dhe naftës, që jo vetëm se do të ndikojë jashtë mase në të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë një rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama më 5 korrik.

Lajmi i tij u konfirmua më pas edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila më 6 korrik tha: “Kompania Shell po punon tashmë prej disa kohësh në Shqipëri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit, që do të jetë një zbulim i madh”. Si kryeministri Rama, ashtu edhe ministrja Balluku thanë se kompania ndërkombëtare, Shell, nuk jep të dhëna dhe shifra konkrete, por, sipas tyre, ajo deklaroi se “Shqipëria do të jetë një vend që do të prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi – e ndarë 60% për naftën dhe 40% për gazin.”

Zbulimi, me sa duket, i referohet fushës naftëmbajtëse të Shpiragut, që ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth malit gëlqeror të Shpiragut. Fusha u eksplorua për herë të parë në vitin 2001 nga kompania “Occidental Petroleum”, e cila më pas vendosi të mos e zhvillojë projektin e saj për shfrytëzim, pasi e gjykoi si jo të leverdishëm. Qe nga ajo kohë, kompania Shell dhe investitorë të tjerë kanë shpenzuar dhjetëra miliona euro për shpimin e katër puseve provë, që shkojnë në më shumë se 6.000 metra thellësi, me shpresën për rezultate. Më 23 janar të vitit 2019, kryeministri Rama dha po ashtu një lajm “inkurajues” për zbulimin e rezervave të naftës në Shqipëri.  “Edhe pak javë na ndajnë nga prova e së vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte”, shkroi Rama në Twitter. 

Katër muaj më pas, më 24 maj 2019, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë shkroi sërish se gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë Shell, të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi dhe nafte në Shpirag. Kujtojmë se “Manas Petroleum”, një kompani tjetër, shpoi në të njëjtën zonë një pus provë, të njohur si ‘Shpirag 2’, në vitin 2012. Aksionet e kësaj kompanie më pas u blenë nga kompania Shell, e cila mori përsipër shpimet në vitin 2016, me puset provë: Shpirag 3 dhe 4. Atëbotë, përkatësisht më 6 nëntor të vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha komentonte zbulimin e naftës në pusin e Shpiragut si një zhvillim tejet të rëndësishëm për vendin, teksa deklaronte se “pas tre vjetësh studimi, u konfirmua gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte, të cilësisë së lartë, me një kapacitet fillestar pre 1.300 fuçish në 24 orë”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, eksperti i energjisë dhe ish-zëvendësministri i Energjetikës i Shqipërisë, Pajtim Bello, thotë se zona që i referohet kryeministri Rama, është një zonë perspektive e studiuar dhe e deklaruar si e tillë tash e sa dekada. “Në këndvështrimin historik, Zona e Shpiragut ka qenë konsideruar me perspektivë nafte dhe gazmbajtëse. Në vitet 1975-1990 janë kryer punime gjeologjike dhe sizmike. Bazuar në këto punime, është kryer një pus prove dhe u përforcua bindja gjeologjike për ekzistencën e një strukture nafte dhe gazmbajtëseje. Por, vetëm deri këtu, sepse pas vitit 1990 u ndërprenë punimet”, thotë Bello.

Bazuar në këto punime, shton ai, kjo zonë iu kërkua Qeverisë shqiptare nga ana e kompanisë Shell dhe mes tyre u lidh një marrëveshje në vitin 2012. “Në vitin 2014, Shell, pas disa punimeve gjeologo-sizmike, kreu një test prove dhe u bë publike se është mundësia e konkretizimit të një vendburimi nafte e gazi. Por, nuk janë dhënë shifra dhe detaje. Natyrisht, kryeministri Rama ka të dhëna te rezervuara dhe ne që kemi njohuri mbi zonën, kemi shpresuar për një vendburim të konsiderueshëm. Pa e mohuar meritën e madhe të Shell-it, unë deklaroj se meritë kanë gjeologët dhe sizmologët shqiptarë, të cilët punuan para viteve 1990 dhe konturuan idenë e një perspektive të qartë”, thotë Bello.

Nafta u zbulua për herë të parë në Shqipëri pothuajse një shekull më parë, në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, që gjendet në juglindje të Shqipërisë, përkatësisht në Komunën e Fierit. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, disa kompani të huaja shpenzuan shuma të mëdha parash për të kërkuar naftë në tokën dhe detet në Shqipëri, por pa shumë rezultat. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, eksperti i energjetikës dhe bashkautor i studimeve mbi burimet hidrokarbure në Shqipëri, Stavri Dhima, thotë se zona e Shpiragut, prej kohësh, ka qenë vend i studimeve për kërkim-zbulimin e naftës e gazit. Sipas tij, duhet pasur në konsideratë jo vetëm studimet që janë kryer deri në vitet ‘90 nga ana e institucioneve dhe kompanive shqiptare, por, po ashtu, edhe studimet e kryera gjatë periudhës 1998 deri 2005, përpara angazhimit të kompanive të huaja, si Petromanas dhe Shell, dhe më vonë.

“Ishte pikërisht marrëveshja e re hidrokarbure që u lidh në vitin 2009 me kompaninë zvicerane DWM Petroleum AG që rifilloi punimet e kërkimit në këtë rajon, punime që u konkretizuan me rezultat mjaft pozitiv të pusit Shpiragu-2 nga kompanitë Petromanas dhe Shell, dhe të cilat vazhdojnë edhe sot nga kompania Shell për konkretizimin e vendburimit të naftës dhe gazit të Shpiragut, për të cilin kemi besim të plotë se do të konkretizohet deri në fillimin e vitit tjetër, duke kaluar në fazën e shfrytëzimit”, thotë Dhima.

Megjithatë, ndikimi që do të ketë një zbulim i tillë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës, ndërsa kjo e fundit, në një masë jo të vogël, pritet të varet nga aftësia e menaxhimit të autoriteteve publike në Shqipëri. Përfitimet që Shqipëria ka nga nxjerrja e naftës në Patos-Marinzë arrijnë në afërsisht 15% mbi vlerën totale të naftës së nxjerrë./REL

Etiketa: analizedeklaratae vertetaEdi Ramanafta

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Referendumi i Berishës, Këlliçi: Nuk duam inicidente

Në suitë do fusje Kokalarin apo Spiropalin? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com