GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

ANALIZA/ Shtyrja e vettingut, shkelje e rekomandimeve të Venecias. Po PD ç’do bëjë?!

13:14 - 15/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
ANALIZA/ Shtyrja e vettingut, shkelje e rekomandimeve të Venecias. Po PD ç’do bëjë?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i vettingut në drejtësi ka qenë një nga proceset më të kundërshtuar si nga opozita, ashtu dhe nga shoqëria civile, i shoqëruar me akuza se ky proces ka qenë selektiv, me qëllim për të vënë drejtësinë nën kontrollin e mazhorancës aktuale.
Por pavarësisht akuzave, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut në drejtësi me 30 muaj, ose e thënë ndryshe deri më 31 dhjetor 2024. Amendamenti është depozituar me firmat e 28 deputetëve, ndërkohë që shumë shpejt pritet të diskutohet në Kuvend, pasi mandati organeve të vettingut përfundon në qershor 2022. Sipas Kushtetutës, procesin e vettingut duhej ta merrnin në dorë KLGJ dhe KLP, por mazhoranca kërkoi që këto kompetenca t’i mbeten KPK.
Por pse ndodh kjo? Historia nis pesë vite më parë, kur mazhoranca, sërish në dorë të kryeministrit Rama shkurtoi me 40% numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut. Në atë kohë, PD paraqiti amendamente për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore, por kjo u refuzua nga Partia Socialiste. Pikërisht kjo gjë shkaktoi vonesa në ngritjen e organeve të vettingut dhe më pas në trajtimin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pavarësisht se funksionarët e këtyre institucioneve u zgjodhën nga Kuvendi në qershor të vitit 2017, vendimmarrjet e para të vetingut datuan në shkurt të 2018-ës, për shkak të vonesave që patën sa i takon pajisjes me personel, infrastrukturë, buxhet, por edhe kundërshtimit të ligjit të vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Nga fillimi i vetingut deri në prill të 2021, rezulton se KPK-ja ka dhënë 356 vendime të arsyetuara (nga 800 subjekte që vlerësohet se mund të jenë në total), duke sjellë shkarkimin nga detyra me vendim të arsyetuar, të rreth 36.2% e subjekteve, ndërkohë që vetingu është ndërprerë, pushuar apo ka përfunduar për 22.7% të subjekteve (si rezultat i dorëheqjes, daljes në pension, subjektet nuk gëzonin statusin e magjistratit, etj.). Vetëm 40.7% e subjekteve janë konfirmuar në detyrë.
Por nga ana tjetër, gjatë gjithë këtyre viteve është vënë re selektivitet në gjykimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vetting, ku disa janë trajtuar si të nënës, ndërsa disa të tjerë si të njerkës. Ndoshta disa nuk kanë shpëtuar në shkallët e tjera të vettingut, por disa kanë shpëtuar paq. Madje, mbi këto vendime të dyshimta nuk kanë munguar as akuzat politike se po mbahen në drejtësi njerëzit e mazhorancës dhe po goditen të tjerët.
Tashmë, respektivisht i bie që Partia Socialiste po tenton të shtyjë afatin që të vijojë të mbajë në drejtësi njerëzit e saj dhe të godasë të tjerët dhe për 30 muaj të tjerë. Pikërisht këtu lind pyetja se çfarë do të bëjë Partia Demokratike, votat e së cilës janë shumë të rëndësishëm për të kaluar këtë amendament në Kuvendin e Shqipërisë? Aktualisht, sipas burimeve pranë PD, ende nuk ka një qëndrim sesi do të procedohet, ndonëse prej vitesh e ka sulmuar këtë proces.
Megjithatë, kjo e gjitha bie në kundërshtim me rekomandimet e Venecias. Komisioni i Venecias, në opinionin e tij përfundimtar për draftin e amendamenteve kushtetuese të Reformës në Drejtësi, pasi ka shprehur vlerësim për procesin e vetingut si një masë e domosdoshme për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë, ka adresuar gjithashtu disa rezerva në paragrafët 54, 55 dhe 56 të tij, të cilat kanë të bëjnë me kohëzgjatjen apo mandatin e organeve të vetingut. Venecia vuri theksin te fakti që në këtë proces nuk duhet të ketë vonesa, pasi në të kundërt, nga një masë e jashtëzakonshme dhe tranzitore mund të prekë veprimtarinë e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Pikërisht për këtë rezervë ishte bërë një kohëzgjatje e vogël, që tashmë zgjatet dhe me 30 muaj të tjerë.
Pa nga e gjitha kjo rezulton hapur se dëshira e mazhorancës është të mos e kalojë këtë proces në dorë të organeve të drejtësisë, KLGJ e KLP, por ta mbajë në dorë të të zgjedhurve nga Kuvendi. Nëse kjo do i interesojë edhe Partisë Demokratike, atëherë edhe për 30 muaj, drejtësia do të “pastrohet” indirekt nga ata që komandojnë Kuvendin e Shqipërisë.

Gijotina.com

Etiketa: KPKPSVenecia

Lajme të lidhura

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota
Breaking Views

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Para
Nis sot rinumërimi i 519 kutive të 25 prillit

Nis sot rinumërimi i 519 kutive të 25 prillit

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com