GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës, sot pritet aplikimi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Anëtarësimi i Kosovës në NATO vështirë se mund të përshpejtohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa kohësh është bërë njoftimi se Kosovoa do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Europës në maj ku pritet që sot të bëhet aplikimi.

Para disa javësh gazetari gjerman Michael Martens në një shkrim në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung me titull “Rusia jashtë, Kosova brenda”, ka deklaruar se Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Europës.

Në shkrimin e tij Martens thekson se qeveria e Kosovës po planifikon aplikimin për anëtarësim në KiE pas zgjedhjeve në Francë, ndërsa kjo mund të sjellë në pranimin e Kosovës në vitin 2023.

Për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE, ka folur edhe deputeti gjerman, Knut Abraham.

Abraam ka thënë se pas përgjigjes inkurajuese të Gjermanisë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, hapi tjetër do të ishte që Kosova të dorëzojë aplikacionin e saj, në mënyrë që të diskutohet në seancën e ardhshme të Komitetit të Ministrave në Torino më 20 maj.

Michael Martens ka thënë gjithashtu se Kosova i ka mundësitë e mira për tu anëtarësuar.

“Këshilli i Europës mund të ketë së shpejti një anëtar të ri. Sipas informatave të FAZ nga Prishtina, qeveria e Kosovës po planifikon të aplikojë për anëtarësim pas zgjedhjeve në Francë, ndoshta në maj. Kjo mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023. Perspektivat vlerësohen si të mira në kryeqytetin e Kosovës, sepse përjashtimi i Rusisë, do të thotë se aleati më i rëndësishëm i Serbisë ka dalë nga Këshilli i Europës”,shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

E presidentja e vendit, Vjosa Osmani kohë më parë kishte paralajmëruar aplikimin për anëtarësim në Këshill të Europës.

Gjatë një konferencë për media që e kishte pasur në Prishtinë, gjatë vizitës së presidentit letones, Egils Levits, ky i fundit kishte shprehur mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në KiE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“…Së paku është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet Partneritetit për Paqe. Mendoj se tani është koha e duhur por varet nga NATO… Është shumë me rëndësi të fuqizohet bashkëpunimi… Letonia e përkrahë këtë hap”, kishte thënë ai, raporton Telegrafi.

“Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, prandaj ne mund të shkëmbejmë përvojat tona për të gjetur rrugën drejt anëtarësimit. Unë do ta mirëpres Kosovën si anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Vlerësohet se përfitimi kryesor i një anëtarësimi të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës do të jetë për qytetarët pasi ata do të kenë qasje në Gjykatën për të Drejtët e Njeriut.

Pos kësaj është edhe aspekti diplomatik dhe politik i afirmimit të shtetësisë së Kosovës.

Shtetasit e Kosovës do të mund t’i drejtoheshin këtij institucioni nëse do të mendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre nga shteti i Kosovës apo cilido shtet anëtarë i Këshillit.

Mirëpo kjo mund të arrihet vetëm kur janë shterur të gjitha mundësitë ligjore brenda vendit.

Procedurat kërkojnë që një shtet anëtarë i Këshillit të Europës propozon anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave.

Pas kësaj Asambleja e Këshillit të Europës kërkon opinion nëse Kosova i plotëson kriteret juridike për t’u bërë anëtar fuqiplotë.

Për anëtarësim kërkohen 2/3 e votave të përgjithshme që Kosova i ka, duke u bazuar në shtetet që kanë njohur vendin tonë

Ndërkaq, më 16 mars Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Europës. Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt – një ditë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin sulmuan Ukrainën.

Etiketa: Frankfurter Allgemeine ZeitunKosovaKosova brendane keshill te europesRusia jashtë

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Terror në lokalin me muzikë live, i riu qëllon me armë zjarri dhe largohet

Terror në lokalin me muzikë live, i riu qëllon me armë zjarri dhe largohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Aktualitet

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com