GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Anëtarësimi në BE, pse nuk jepet afat për Ballkanin

08:05 - 24/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetja franceze: Ballkani Perëndimor nuk e meriton anëtarësimin në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Europian refuzon ta vendosë një afat për anëtarësimin e kombeve të Ballkanit Perëndimor në BE, pavarësisht se vendet e rajonit u siguruan për një anëtarësim të ardhshëm.
Brukseli dëshiron të tregojë se mbetet shpresa më e mirë për fqinjët e tij ballkanikë.Gjatë takimit me udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nuk u bë asnjë përparim në rrugën e vështirë drejt anëtarësimit.
Klubi prej 27 shtetesh diskutoi mbi mbështetjen ekonomike me vlerë disa miliarda euro për fqinjët lindorë, në një samit në Brdo, Slloveni, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së. “Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Ursula von der Leyen.
“Interesa gjeostrategjike”
Nxitja e BE-së për zgjerim – dikur një politikë kyçe e bllokut – ka ndalur në vitet e fundit. Disa anëtarë më të pasur kanë frikë të shkaktojnë një valë të re emigrimi dhe disa shtete aplikante kanë vështirësi në arritjen e reformave politike. Në një deklaratë përfundimtare nga samiti, thuhej se pas shumë diskutimesh, blloku “rikonfirmon angazhimin ndaj procesit të zgjerimit”. Por gjithashtu theksohej se BE-ja së pari duhet “të thellojë zhvillimin e saj, duke siguruar kapacitetin e duhur për të integruar anëtarë të rinj”. Kjo deklaratë erdhi pasi shtetet anëtare refuzuan kërkesën e Sllovenisë për angazhim në anëtarësimin e shteteve kandidate nga Ballkani Perëndimor, deri në vitin 2030. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte kundër përcaktimit të një afati për procesin e anëtarësimit që “na vë nën presion të gjithëve”. Gjithsesi ajo këmbënguli se BE-ja kishte një “interes të madh gjeostrategjik” për të lejuar hyrjen e Ballkanit Perëndimor në bllok. Kjo pasqyron shqetësimet në rritje të BE-së mbi ndërhyrjet nga Moska dhe Pekini, të cilat kanë dërguar me miliona vaksina të koronavirusit në rajon. Moska ka lidhje të thella kulturore me kombet ortodokse ndërsa Pekini ka dhënë hua shuma të mëdha në rajon, përfshirë 1 miliardë dollarë për ndërtimin e një rruge, të cilën Mali i Zi nuk po arrin ta shlyejë. BE-ja, si përgjigje, promovoi një paketë investimesh “të jashtëzakonshme” prej 30 miliardë eurosh (35 miliardë dollarë) për rajonin. Zyrtarët gjithashtu premtuan përmirësime “të mëdha” për popujt në Ballkan, si rritjen e normave të vaksinave në përputhje me nivelet e BE-së dhe heqjen e tarifave celulare roaming. Por ky nuk është aspak një ngushëllim i mirë për vendet kandidate të Ballkanit, që janë ende të zhgënjyera pasi Franca, Danimarka dhe Holanda bllokuan bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në vitin 2019. Që atëherë, Bullgaria është bërë pengesa kryesore për përparim, pasi nuk ka pranuar të lejojë Maqedoninë e Veriut për të filluar procesin e anëtarësimit, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi historinë dhe gjuhën. Udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan së bashku, në praninë e homologëve nga Franca dhe Gjermania, por deri tani nuk është bërë asnjë përparim.

Etiketa: BEEuropePolitike

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
“Der Spiegel” paralajmëron: Në Ballkan po lind një konflikt i ri

“Der Spiegel” paralajmëron: Në Ballkan po lind një konflikt i ri

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com