GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anija izraelite sulmohet nga një dron i prodhuar nga Irani

13:46 - 25/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Anija izraelite sulmohet nga një dron i prodhuar nga Irani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një anije që i përkiste një miliarderi izraelit u sulmua nga një dron i prodhuar nga Irani, në Oqeanin Indian të premten, njoftoi sot një zyrtar ushtarak amerikan.

“Ne kemi informacionin sipas të cilit një dron Shaded 136 goditi një anije në Oqeanin Indian”, tha zyrtari për AFP, duke shtuar se anija u dëmtua nga sulmi, por askush nuk u lëndua.

Ky sulm vjen pas kërcënimeve të rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen për të shënjestruar interesat e anijeve izraelite në Detin e Kuq dhe anijet që u përkasin aleatëve të Izraelit.

Huthi-t  njoftuan se kishin kapur në Detin e Kuq një anije mallrash me një ekuipazh prej njëzet e pesë vetash, në pronësi të një biznesmeni izraelit dhe të marrë me qira nga një grup anijesh japoneze, si hakmarrje për bombardimin e Rripit të Gazës. Ushtria izraelite theksoi se nuk është një anije izraelite.

Rebelët shiitë Huthi kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit të shkatërruar nga lufta dhe janë pjesë e “boshtit të rezistencës” kundër Izraelit, i përbërë nga organizata të mbështetura nga Irani si Hamasi palestinez dhe Hezbollahu. 

Javët e fundit, rebelët kanë gjuajtur me dronë dhe raketa në territorin izraelit. Shumë prej tyre janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite ose nga luftanijet amerikane.

Sipas kompanisë së sigurisë detare Ambrey, anija e sulmuar të premten është një “anije konteinerësh me flamur Malta” dhe anija operohet nga një kompani franceze. Ajo drejtohet nga “një kompani e lidhur me Izraelin, gjë e cila shpjegon pse ishte në shënjestër.”

Etiketa: anija izraelitedroni iraniansulmi

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Dhuna ndaj gruas/ Mbi 34 mijë gra në Shqipëri, me urdhër mbrojtjeje

Dhuna ndaj gruas/ Mbi 34 mijë gra në Shqipëri, me urdhër mbrojtjeje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com