GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ankesa që rrëzon fasadën e “Këshillimit Kombëtar” të Ramës në tenderin 39 mln lekësh

18:12 - 05/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankesa që rrëzon fasadën e “Këshillimit Kombëtar” të Ramës në tenderin 39 mln lekësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga nismat e radhës të kryeministrit, Edi Rama, ajo e “Këshillit Kombëtar”, është një nga shpikjet e radhës ku sipas tij, ka si qëllim marrjen e mendimit të qytetarëve për disa çështje të rëndësisë strategjike të vendit.

Kjo nismë është kthyer në kryefjalë të Ramës në çdo dalje publike të tij. “Këshillimi Kombëtar” përmban 12 pyetje që u drejtohen qytetarëve shqiptarë për çështje të ndryshme, ku ndër to spikasin pyetjet për legalizimin e kanabisit, certifikatat e vaksinimit, për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe për “Ballkanin e Hapur”. Formulari me pyetjet do t’u dërgohet me postë çdo qytetari për ta plotësuar.

Edhe pse një pjesë e mirë e opinionit publik e konsideron si qesharake këtë nismë, pasi janë të vetëdijshëm që Qeveria dhe kryeministri kur vjen puna për vendimmarrje nuk pyet askënd, “Këshillimi Kombëtar” do t’u kushtojë taksave të shqiptarëve në total 25.000.000 lekë të reja, ose 250 milionë lekë të vjetra.

Por si në çdo procedurë të institucioneve që nuk zbatohen rregullat bazë të prokurimit, edhe kjo e “Këshillit Kombëtar” të Ramës, mesa duket me të njëjtën mënyrë do të bëhet. Këtë e vërejmë në një ankesë që ka mbërritur në Entin Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Ankesa bëhet për procedurën e hapur nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, për ‘blerje dhe printime të materialeve promocionale për Këshillimin Kombëtar’.

Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-18441-02-02-2022 dhe ka fondin limit prej 3.905.561 lekë të reja, ose 39 milionë lekë të vjetra. Kompania “STUDIO SERVICES K – SA” sh.p.k, ka marrë pjesë në garë dhe siç duket është skualifikuar padrejtësisht. Për këtë, shoqëria në fjalë i është drejtuar me një ankesë KPP-së, pasi i duket i padrejtë skualifikimi i ofertës së saj.

Por përpos mënyrës së prokurimit, kjo ankesë është një fakt që edhe “Këshilli Kombëtar” i Ramës, nuk bëhet për të marrë mendimin e qytetarëve për vendimet që merr vet Rama, por për të çuar dëm edhe ca miliona lekë të taksave të qytetarëve, pse jo edhe në xhepat e miqve pranë qeverisë.

Gijotina.com

Etiketa: ankesaEdi RamafasadakESHILLIMI kOMBETARkryesore2tenderi

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Broja i pandalshëm për mbrojtësit, por i pafat në finalizim (Video)

Broja i pandalshëm për mbrojtësit, por i pafat në finalizim (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com