GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ankimet e PD për zgjedhjet, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

17:58 - 02/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankesave e Sanksioneve, ka marrë vendimin ditën e sotme, që të shtyjë të gjitha seancat e kërkesave ankimore të kërkuar nga Partia Demokratike.

Bëhet fjalë për ankimimet ndaj qarqeve Shkodër, Kukës dhe Lezhë, në të cilat Demokratët nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe kërkojnë përsëritjen e tyre.

Për qarkun e Shkodrës, seanca është shtyrë ditën e hënë, me datë 09.06.2025, në orën 10:30. Për qarkun e Kukësit, do të vijohet seanca ditën e merkurë, me datë 04.06.2025, në orën 16:00. Ndërsa për qarkun e Lezhës, seanca është shtyrë për ditën enjte, me datë 05.06.2025, në orën 15:00.

“Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vijoi shqyrtimin e tre kërkesave ankimore:

  1. KA nr. 44, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1312, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku –Shkodër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Shkodër”.
  2. KA nr. 37, datë 23.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1309, datë 19.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Kukës. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Kukës”.
  3. KA nr. 46, datë 28.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1313, datë 23.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Lezhë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Lezhë”.

Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë me seancat e radhës si më poshtë vijon:
• Kërkesa ankimore nr. 44 (Qarku Shkodër) do të shqyrtohet ditën e Hënë, datë 09.06.2025 në orën 10:30.
• Kërkesa ankimore nr. 37 (Qarku Kukës) do të shqyrtohet ditën e Merkurë, datë 04.06.2025, në orën 16:00.
• Kërkesa ankimore nr. 46 (Qarku Lezhë) do të shqyrtohet ditën Enjte, datë 05.06.2025, në orën 15:00
“, thuhet në njoftimin e KAS-it.

Kjo është hera e tretë që KAS shtyn seancat e demokratëve.

Kujtojmë se teksa PD-ja nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, disa kandidatë kanë kërkuar rinumërimin e votave, përfshirë Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja. Berisha shprehet se e mbështet në kërkesën e tyre, por fillimisht duhet që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit, për të vijuar më pas me ankesat e demokratëve. Sipas tij, mbështetja ndaj kandidatëve që kanë kërkuar rinumërimin do të vijë duke respektuar platformën e përcaktuar nga Partia Demokratike, në përputhje me ligjin elektoral.

Etiketa: KASPD

Lajme të lidhura

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës
Aktualitet

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Para
Jonaid Myzyri “ushtar” i Arbër Abazit, në mëngjes në SPAK, në drekë i jep tenderin 1.2 miliardë lekë

Jonaid Myzyri “ushtar” i Arbër Abazit, në mëngjes në SPAK, në drekë i jep tenderin 1.2 miliardë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com