GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt

18:09 - 18/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush po i vjedh 1.3 miliardë lekë që po tenderohen për riparimin e rrugës së Liqenit të Thatë? Shumica e dinë se ku gjendet ky segment, sepse zona u bë e njohur nga rezidencat e ndërtuara nga oligarkët Tom Doshi, Lul Morina, Pëllumb Salillari me shokë. Rruga është e re dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje. Këtë nuk e themi ne, por lexohet mes rreshtave të projektuesit.

“Gjendja ekzistuese e rrugës (objektit në studim), siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme është në gjendje jo shumë të keqe. Struktura e rrugëve është me gjerësi variabël që shkon nga 6-8 m, të shtruara me asfalt”, citojmë dokumentin e Bashkisë Tiranë.

Rruga e “Liqenit te Thate” fillon nga kopshti zoologjik i Tiranës, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari” deri te rrethrrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”. Gjatësia e segmentit është rreth 1150 metra.

Për të hedhur asfaltin 1.3 miliard lekësh në këtë copë rrugë është përzgjedhur i mbiquajturi “peshku i madh i tenderave”, Vasil Jovani.

Anuela merr trofeun “Flamuri i kuq”

Në këtë rast, Anuela Ristani nuk përmbahet para asnjë neni të ligjit për prokurimet. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, e përshkruan tenderin Open Data Albania dhe e ka shënuar me një “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, tenderi me objekt “Rehabilitimi i rrugës Liqeni i Thatë” është shpallur nga bashkia Tiranë më 5 qershor 2025 dhe është mbajtur më 20 qershor. Në lojë ishte fondi limit 122 545 507,00 lekë pa TVSH, prandaj si asnjëherë tjetër, janë paraqitur 22 operatorë konkurrues.

Megjithatë pjesëmarrja e tyre nuk prodhoi asnjë lloj konkurrence sepse bashkimi i operatorëve “Kronos Konstruksion”sh.p.k – “AL-ASFALT“ sh.p.k u shpall fitues me ofertën më të shtrenjtë: 77 896 221,00 lekë pa TVSH.

Më 9 korrik 2025, komisioni i Anuela Ristanit e shpalli fituese kompaninë e Vasil Jovanit duke mos i marrë në konsideratë ofertat e tjera më të ulëta.

Theksojmë se bashkimi i operatorëve ekonomik “FLED”sh.p.k & “DESARET COMPANY”sh.p.k & “KOLOSEU sh.p.k propozoi ta bënte riparimin e rrugës me vlerë 76,156,060 lekë pa TVSH. Po ashtu, bashkimi i operatorëve ekonomik “COMPANY RIVIERA 2008”sh.p.k & “ASI INVEST”sh.p.k kishte ofertë më ekonomike 76,827,601.00 lekë pa TVSH.

Ndërsa bashkimi i operatorëve ekonomik “S.M.O.UNION”sh.p.k & “JUNIK”sh.p.k bëri ofertën me vlerë 77,679,967 lekë pa TVSH.

Kush është “peshku i madh i tenderave”?

Vasil Jovani ka hyrë si emër në letrat e SPAK sepse është ortak në tendera i biznesmenit nga Durrësi Petrit Kovaçi, me të cilin kanë marrë miliona euro nga Bashkia, për shkak të ndikimit të djalit Spartak Kovaçit, që ishte drejtor i Ujësjellësit.

Kompania e tij KRONOS KONSTRUKSION është përfituese e rreth 70 milionë euro tenderave të dyshimtë, të dhëna nën favorizimin e zyrtarëve. Ndërsa me Bashkinë Tiranë bashkëpunimi ka qenë më i fortë sepse Vasil Jovani ishte pjesë e skemës “5D” (kompania e drejtorëve të Veliajt).

Nga rreth 30 milionë euro tendera që ka marrë 5D, vetëm 88 milionë lekë, 5D-ja i ka marrë e vetme, një shumë modeste në raport me vlerën totale të prokurimeve të fituara.

Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi. Njëra prej tyre është “Kronos Construction”.

Ndërkohë, Vasil Jovani merr fonde nga të gjitha anët. Kompania e tij ka përfituar 720 mijë euro nga IPARDI për investime në sektorin e fruta perimeve. Njerëzit e biznesit, të  lidhur me qeverinë, në momentin që marrin sinjalin që ka disa fonde që jepen, bëjnë letrat për të përfituar nga këto fonde. Dhe Jovani i ka lidhjet e duhura.

Jovani në tenderin e Anuelës luan më shumë rolin e garantit, sepse asfaltimin do ta bëjë kompania “AL-ASFALT”. Kjo e fundit është pronë e biznesmenëve të njohur Astrit Varaku dhe Luan Mema. Këta kanë marrë vazhdimisht kontrata pa garë nga bashkitë Kamëz, Shijak, Kavajë, Durrës, por edhe në Tiranë.

Tre tendera të tillë me vlerë totale 600 milionë lekë “AL-ASFALT” i mori me firmën e kryetarit të Basshkisë Shijak, Elton Arbana, në janar 2025. Ndërsa 338 milionë lekë ishin marrë nga Arbana në qershor 2024.

Por tenderin më të korruptuar, Varakut dhe Memës, ua firmosi në 15 gusht 2023, Evis Berberi, drejtori i ARRSH, që është arrestuar nga SPAK. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalimi Plepa”, për të cilin do të shpenzoheshin 1.2 miliardë lekë.

Me sa duket, edhe Anuela Ristani, është betuar të firmosë papushim afera të tilla, deri sa të përfundojë detyrën në burg si Erion Veliaj dhe Evis Berberi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela RistaniAstrit Varaku dhe Luan MemëskorrupsiontenderVasil Jovani

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt...

Lexo më shumë
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com