GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me masat e sigurimit ndaj personit nën hetim Ergys Agasi dhe Uljan Shpararaku,  i arrestuar si shofer i Ergys Agasi.

Vendimi është marrë sot, më 22 shtator 2026, nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, pas shqyrtimit të ankimit të Agasit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të sigurimit, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026.

Agasi u arrestua më 26 gusht, pas më shumë se tetë muajsh në kërkim. Ai kërkohej që prej dhjetorit 2025, kur Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t. Gjatë operacionit të zhvilluar në atë kohë, kontrollet në ambientet e lidhura me të nuk çuan në kapjen e tij.

Për muaj me radhë pati pikëpyetje nëse Agasi ishte larguar jashtë Shqipërisë apo vazhdonte të fshihej brenda vendit. Elbasani ishte një nga zonat që u përmend vazhdimisht, ndërsa zhvillimet që çuan në arrestimin e tij forcuan pikërisht pistën e qëndrimit brenda territorit shqiptar.

SPAK bëri të ditur pas arrestimit se BKH dhe strukturat e specializuara të Policisë kishin punuar prej disa javësh për lokalizimin e tij. Agasi u identifikua në Elbasan dhe më 26 gusht u nis me automjet në drejtim të Durrësit.

Forcat e angazhuara në operacion e ndoqën lëvizjen e tij, ndërsa ndërhyrja për arrestimin u krye në hyrjen jugore të Durrësit, në zonën e Plepave. Në automjet Agasi ishte pasagjer, ndërsa drejtues ishte ish-punonjësi i Policisë Uljan Shpataraku, i cili u arrestua në flagrancë për “përkrahje të autorit të krimit”.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij disa akuza, që lidhen mes të tjerash me grupin e strukturuar kriminal, shkeljen e barazisë në tendera, konkurrencën e paligjshme dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Etiketa: agasiBurg

Lajme të lidhura

“Do bësh 100 vjet burg ose dorëzo Bashkinë, prano përfshirjen në protestë”/ Veliaj publikon kërcënimet e Ramës
Aktualitet

“Do bësh 100 vjet burg ose dorëzo Bashkinë, prano përfshirjen në protestë”/ Veliaj publikon kërcënimet e Ramës

17:34 - 02/11/26
Protestë paqësore para Kryeministrisë, policia shoqëron me forcë 6 qytetarë
Aktualitet

Protestë paqësore para Kryeministrisë, policia shoqëron me forcë 6 qytetarë

17:22 - 02/11/26
Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, akuzohet për tentativë vrasjeje (EMRI)
Aktualitet

Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, akuzohet për tentativë vrasjeje (EMRI)

17:14 - 02/11/26
Para
Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

SPAK: ‘Arrest shtëpie‘ për Vlora Hysenin, kontroll banesës së Ilir Prodës dhe dy komplekse vilash në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do bësh 100 vjet burg ose dorëzo Bashkinë, prano përfshirjen në protestë”/ Veliaj publikon kërcënimet e Ramës
Aktualitet

“Do bësh 100 vjet burg ose dorëzo Bashkinë, prano përfshirjen në protestë”/ Veliaj publikon kërcënimet e Ramës

17:34 - 02/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni...

Lexo më shumë
Protestë paqësore para Kryeministrisë, policia shoqëron me forcë 6 qytetarë

Protestë paqësore para Kryeministrisë, policia shoqëron me forcë 6 qytetarë

17:22 - 02/11/26
Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, akuzohet për tentativë vrasjeje (EMRI)

Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, akuzohet për tentativë vrasjeje (EMRI)

17:14 - 02/11/26
Qytetari denoncon në protestë: Më kanë kërcënuar me arrestim pse valëvis flamurin kuqezi!

Qytetari denoncon në protestë: Më kanë kërcënuar me arrestim pse valëvis flamurin kuqezi!

16:57 - 02/11/26
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi me armë rojën private dhe mori paratë në arkë, u largua me skuter elektrik

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi me armë rojën private dhe mori paratë në arkë, u largua me skuter elektrik

16:47 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com