GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Apeli anulon vendimin për kufizimin e komenteve nga Donald Trump

07:53 - 17/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli anulon vendimin për kufizimin e komenteve nga Donald Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatës Apeli i shtetit të Nju Jorkut anuloi përkohësisht të enjten vendimin për kufizimin e komenteve të zotit Donald Trump lidhur me pjesëtaret e gjykatës që po shqyrton çështjen ndaj tij.

Gjykatësi ngriti shqetësime për lirinë e fjalës. Vendimi i gjykatësit David Friedman e lejon ish-presidentin që të komentojë lirshëm për stafin e gjykatës ndërsa zhvillohet një proces më i gjatë apelimi.

Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po shqyrton çështjen ndaj zotit Trump për mashtrime financiare, dha urdhër më 3 tetor për kufizimin e komenteve të ish-presidentit pasi ky i fundit bëri komente të rreme në median sociale në lidhje me një punonjëse të gjykatës.

Pas kësaj, gjykatësi e gjobiti zotin Trump për shkelje me 15,000 dollarë dhe e zgjeroi gjobën edhe për avokatët e tij pasi ata ngritën pikëpyetje në lidhje me rolin e punonjëses së gjykatës tek çështja ndaj zotit Trump. Ndërsa mori vendimin në një seancë urgjente të enjten, gjykatësi Friedman vuri në dyshim autoritetin e gjykatësit Engoron për të kontrolluar komentet e zotit Trump jashtë sallës së gjykatës. Gjykatësi Friedman tha se vendimet për të mos komentuar zakonisht merren për çështje penale, kur ekziston frika se komentet mund të ndikojnë tek juria e çështjes. Gjyqi civil ndaj zotit Trump nuk ka juri. Avokati i zotit Trump, Christopher Kise, tha se gjykatësi i apelit “mori vendimin e duhur dhe e lejoi Presidentin Trump që të përfitonte plotësisht të drejtat e tij kushtetuese që ofron Amendamenti i Parë, të drejtat për të folur për njëanshmërinë në gjyqin e tij, atë që ai po sheh dhe po dëshmon në gjyqin e tij, i cili duhet të ndiqet nga të gjithë”.

Një tjetër avokate e zotit Trump, Alina Habba, tha se ajo nuk ka në plan që ta këshillojë ish-presidentin që të heshtë në lidhje me punonjësen e gjykatës.

“Unë nuk shoh arsye për kufizime sepse zonja James po vazhdon ta diskreditojë klientin tim”, tha zonja Habba, duke iu referuar Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila i ka ngritur akuzat. “Të dy palët duhet të jenë në gjendje të flasin”.

Vendimi i gjykatësit Friedman vlen edhe për avokatët e zotit Trump si dhe të tjerët e përfshirë në çështje. Zoti Trump dhe avokatët e tij e kanë kritikuar shpesh punonjësen e gjykatës, Allison Greenfield.

ta pretendojnë se ish-kandidatja demokrate për një post gjykatëseje është një zë politik në veshin e gjykatësit Arthur Engoron, megjithëse edhe ai është demokrat. Gjykatësi Engoron e ka mbrojtur rolin e saj në sallën e gjyqit, duke urdhëruar që të mos komentohet rreth punonjësve të gjykatës dhe duke e gjobitur zotin Trump 15,000 dollarë, për atë që gjykatësi e konsideroi shkelje.

Javën e kaluar, gjykatësi Engoron u kërkoi avokatëve të çështjes që të mos komentonin rreth “komunikimeve konfidenciale” midis tij dhe ekipit. Avokatët e zotit Trump, të cilët kërkuan pavlefshmërinë e gjykimit të hënën, thonë se urdhëratë e gjykatësit Engoron po shtypin në mënyrë jo kushtetuese fjalën e lirë./ VOA

 

 

Etiketa: Donald TrumpSHBA

Lajme të lidhura

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
OKB: Mungesa e karburantit, “arsyeja kryesore” e vdekjeve në Gaza

OKB: Mungesa e karburantit, “arsyeja kryesore” e vdekjeve në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com