GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i ambasadorit të BE-së: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i ambasadorit të BE-së: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, se në një shtet demokratik është shumë e rëndësishme që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Për reformën në drejtësi, ai tha se, parlamenti duhet të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të këtyre reformave. “Këto reforma duhet të shoqërohen me  luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri”, u shpreh ai.

Gonzato u shpreh se BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

“Mesazhi i  parë është të theksoj rëndësinë e parlamentit gjithashtu institucioneve të përvarur në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike të hyrjes në BE dhe punohet shumë për të hapur negociatat që ka të bëjë me funksionimin  institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, por edhe të tjera.

Ky parlament ka një rol kyç, për të luajtur duke filluar me komitetin e BE që do të rishikojë pozicionin e negociatave, të cilat do ti paraqiten Këshillit Evropian

Negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në standard në të gjithë këto fusha.

Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe është në funksionim të institucioneve demokratike.

Mesazhi im i dytë ka të bëjë me negociatat e suksesshme në hyrje në BE që kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por edhe në bashkëpunime ndërinstitucionale.

Shpresoj që në parlament integrimi në BE të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik.

Parlamenti është qendra për të pasur dialogun konstruktiv duke përfshirë edhe çështjen e integrimit në BE por edhe të miratojë legjislacione dhe ndryshimet ligjore.

Marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respekt të plotë të Kushtetutës që kanë të bëjnë me kontrollin dhe balancën. Siç u përmend edhe në raportin e fundit të zbatimit të shtetit të së drejtës, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi midis Parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Në këtë kontekst Parlamenti duhet të raportojë siç duhet në rastet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura por edhe komisionet e ndryshme, si Komisioneri kundër Diskriminimit, apo Gjykata Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik

Për reformën në drejtësi parlamenti duhet të luajë një rol kyç për moskthimin pas të këtyre reformave. Këto reforma duhet të shoqërohen me  luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Mesazhi im i tretë është që BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ambasadori.

Duket se tërheqja e vëmendjes nga Gonzato shkon për socialistët, të cilët kanë vendosur t’i kërkojnë opinion Komisionit të Venecias për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

 

Etiketa: BEKryesore1kushtetuesevendime

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kanosi gruan, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë

Polici aksidenton 11 vjeçarin në Kukës, i mituri dërgohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com